Pas mbishkrimit të simbolit “Z” në veturat e Policisë së Kosovës, që tregon agresion rus, persona me bluza të formacionit paramilitar rus Wagner janë vërejtur edhe në veri të Kosovës.
Situata në komunat e veriut u përshkallëzua kur kryetarët e sapozgjedhur të komunave morën detyrën, gjë që çoi në protesta të serbëve atje të udhëhequr nga krerët e bandave kriminale.
Edhe pse Russia Today Balkan është në listën e sanksioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe SHBA-së, vetëm Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj këtij televizioni, kështu që reporteri i RT Ballkan ka raportuar edhe nga veriu i Kosovës gjatë tensioneve të larta.
Media ruse, RT Balkan, ka shfrytëzuar situatën në veri për të publikuar sa më shumë artikuj me tituj sensacionalistë dhe shkrimet përshkruanin një “gjendje lufte” të vërtetë, e cila ka kontribuar në përshkallëzimin shtesë të situatës tashmë të tensionuar.
I njohur për përhapjen e dezinformatave, RT Balkan së bashku me portalin Sputnik Serbia tentuan të paraqesin si viktima bandat kriminale.
Gjithashtu, përveç personave me shenja të grupit rus Wagner, janë pikasur edhe persona me kapele të cilët dyshohet se janë anëtarë të bandës kriminale Belivuk, e cila dyshohet për shumë vrasje dhe krime dhe lidhet edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq./The Geopost/