![](https://thegeopost.com/wp-content/uploads/2023/09/AP230314904989711675510403.webp)
Të burgosurit e burgjeve ruse, të cilët u falën për të luftuar me grupin mercenar Wagner në Ukrainë, tani raportohet se po rekrutohen në Gardën Kombëtare të Rusisë.
Faqja investigative e lajmeve Important Stories tha në një raport të 11 shtatorit se të dënuarit muajin e kaluar filluan t’i bashkoheshin Gardës Kombëtare (Rosgvardiya), e cila është një forcë e brendshme ushtarake e Rusisë, e përbërë nga një agjenci e pavarur që i raporton drejtpërdrejt Presidentit të Rusisë Vladimir Putin nën kompetencat e tij si Komandant i Përgjithshëm Suprem, ka raportuar Current Time, një kanal televiziv në gjuhën ruse me redaksinë në Pragë, i krijuar nga organizatat amerikane Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty dhe Zëri i Amerikës.
Faqja citoi biseda të brendshme dhe mesazhe me tekst nga të afërmit. Të burgosurit që u rekrutuan nga themeluesi i ndjerë i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin vitin e kaluar dhe u dërguan në betejë në Ukrainën lindore, pësuan shkallë të lartë vdekjesh ose lëndimesh. Pasi Prigozhin u vra në një aksident avioni muajin e kaluar, Kremlini u zhvendos për të marrë përsipër operacionet e tij.
Disa të afërm të ish-të dënuarve, të cilët u kontaktuan nga Important Stories, thanë se pasi kanë shërbyer në grupin Wagnertë afërmit e tyre janë ftuar për të shërbyer në Gardën Ruse. Por jo të gjithë u rekrutuan, vetëm ata që ishin dënuar për krime më të lehta. Në të njëjtën kohë, burimet e këtij mediumi thonë se ata nuk kanë marrë pozicione drejtuese apo mesatare të oficerëve.
Një gazetarit që u prezantua si ish-mercenar i Wagneriu konfirmua se militantët nga radhët e të burgosurve kanë një shans të hyjnë në shërbim në këtë njësi edhe pa përvojë, në ushtrinë e rregullt, por gjithçka varet nga natyra e krimit të kryer.
Në divizionin Rostov të Gardës Ruse, hetuesve iu kërkua të nënshkruanin një kontratë si pjesëtar i trupave të Gardës Kombëtare dhe të shkonin për të ruajtur objektet strategjike në pjesën e pushtuar të rajonit të Donetsk në Ukrainë.
Në fund të gushtit, pas vdekjes së themeluesit të Wagner Prigozhin një aksident avioni në rajonin Tver, “Important Stories” raportoi se vetë Wagner këshilloi mercenarët të kërkonin një punë tjetër për shkak të konkurrencës me Ministrinë ruse të Mbrojtjes në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Për më tepër, në Bjellorusi ata filluan të çmontojnë kampin në të cilin ndodheshin pjesëtarët e Wagner që u zhvendosën nga Rusia pas kryengritjes së qershorit.
Disa muaj më herët, Prigozhin sa ishte duke bashkëpunuar me Putinin, kishte shfaqur një video në një burg rus që tregonte rreshta të të burgosurve me kapele të zeza identike se ai preferon të dënuarit që kanë vrarë më shumë se një herë dhe shkelësit që kanë rrahur një zyrtar shtetëror ose polic për t’i rekrutuar.
“Ne kemi nevojë për talentet tuaja kriminale,” kishte thënë ai, duke i paralajmëruar ata se 10% deri në 15% do të ktheheshin nga Ukraina “në arkivole zinku”.
Por ai u kishte premtuar se ata që mbijetuan gjashtë muaj në vijën e parë mund të shkonin në shtëpi me një bonus prej 100,000 rubla (1,000 dollarë) dhe, më e rëndësishmja, një falje.
Në qershor 2023, Presidenti Putin konfirmoi publikisht për herë të parë se kishte nënshkruar faljet presidenciale për të burgosurit që ishin kthyer nga lufta në Ukrainë.
Prigozhin thoshte see gjatë një viti, Wagnerrekrutoi 49,000 të burgosur për të luftuar dhe vetëm 32,000 u kthyen. Kjo është një proporcion shumë më i ulët nga sa kishte premtuar fillimisht. Por studiuesit e pavarur besojnë se numri real i të mbijetuarve është edhe më i ulët, rreth 20,000./The Geopost/