Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë mijëra banorë pa rrymë

The Geopost September 1, 2025 3 min read

Foto: Reuters

Share the news

Rusia i ka vazhdar bombardimet e pamëshirshme kundër Ukrainës të dielën, duke i goditur objektet e energjisë në të paktën dy rajone dhe duke shënjestruar disa lokacione të tjera në të gjithë vendin.

Sulmet me dronë dëmtuan katër objekte energjetike në rajonin e Odesës mëngjesin e së dielës, duke lënë pa rrymë më shumë se 29.000 banorë, tha në Telegram kreu rajonal Oleh Kiper.

Kiper shtoi se sulmet ruse dëmtuan gjithashtu shtëpi private dhe ndërtesa të tjera dhe se një person u plagos.

“Infrastruktura kritike po furnizohet përmes gjeneratorëve”, tha Kiper, duke shtuar se qyteti bregdetar Çernomorsk, në jug të Odesës, u godit më së rëndi.

Një sulm me dronë disa orë më vonë goditi infrastrukturën civile energjetike në rajonin e Çernihivit në Ukrainën veriore, duke lënë pa energji elektrike 30.000 familje në qarkun Nizhin, tha guvernatori rajonal Vjacheslav Chaus.

Ai tha se furnizimi me rrymë është rikthyer për spitalin kryesor dhe sistemin e ujit të qytetit.

Banorët vëzhgojnë dëmet në një ndërtesë banimi në Zaporizhja, pas një sulmi ajror rus më 30 gusht.

Sulmet e reja ndodhën teksa aleatët e një politikani të njohur ukrainas, i vrarë me armë zjarri një ditë më parë në qytetin perëndimor të Lvivit, fajësuan Rusinë, ndërkohë që presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti në Kinë për takimin vjetor të një organizate rajonale që përfshin gjithashtu Kinën, Indinë dhe shtatë vende të tjera.

Në mbarë vendin, mbrojtja ajrore rrëzoi 126 nga 142 dronët e zbuluar gjatë natës, ndërsa dronë të tjerë goditën në 10 lokacione, tha Forca Ajrore e Ukrainës.

Breshëria e sulmeve pasoi ato në rajonin verilindor të Sumit, në kufi me Rusinë, të shtunën, ku një zyrtar i lartë i një fshati u plagos, njoftuan autoritetet.

Putini pritet të takohet me liderët e Kinës, Indisë dhe të tjerë në samitin e Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, që mbahet të dielën dhe të hënën në Tianjin, Kinë, mes tensioneve me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës dhe çështje të tjera.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Kina ka qenë partner vendimtar për Rusinë, duke ushqyer ekonominë e saj të luftës përmes blerjes së naftës dhe gazit, duke furnizuar artikuj me përdorim të dyfishtë për arsenalin e saj ushtarak përballë sanksioneve perëndimore, si dhe duke i dhënë Moskës mbështetje diplomatike në arenën ndërkombëtare.

Andriy Parubiy, deputet nacionalist dhe ish-kryetar i Parlamentit, u vra me armë në mes të ditës në një rrugë pranë shtëpisë së tij më 30 gusht.

Derisa autoritetet e sigurisë po përpiqen ta gjejnë dhe ta kapin dorasin, si dhe të zbulojnë të dhëna mbi motivin e mundshëm të vrasjes, disa bashkëpunëtorë të Parubiy fajësuan Rusinë.

Deputeti Mykola Knyazhyskiy tha se besonte se vrasja e Parubiy ishte “hakmarrje ruse për qëndrimin e tij”, duke sugjeruar se ai ishte shënjestruar për mbështetjen e tij ndaj sovranitetit, sigurisë dhe unitetit të Ukrainës përballë pushtimit rus.

“Kjo është një vrasje [e menduar] për të frikësuar dhe shkatërruar ata njerëz që janë liderë të vërtetë, të fortë dhe të përgjegjshëm ukrainas, në mënyrë që kombi ukrainas të mos ketë të ardhme”, tha Knyazhytskiy./REL/

Continue Reading

Previous: Stojkoviq fton serbët në Kosovë të mos e votojnë Listën Serbe
Next: Çfarë duhet përcjellur në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait?

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.