Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Propaganda ruse e pranishme në masë të madhe në vendet e Ballkanit Perëndimor

The Geopost February 12, 2025 3 min read
Share the news

Në konferencën “Balkan Disinfo 2025” është diskutuar për dezinformimin në Ballkan dhe propagandën ruse. Në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë, u tha se është e pranishme narrativa ruse në masë të madhe.

Hulumtuesi në platformën për kontroll të fakteve “Hibrid.info”, Festim Rizanaj ka prezantuar një raport, ku siç theksoi ai, faktohet se Rusia e përdor Kosovën në pretekst për ndërveprimet e saj.

“Nëse marrim narrativat ruse në Ballkanin Perëndimor, kryesisht fokusohen në gjuhën serbe për shkak se gjuha serbe është gjuha më e folur në Ballkanin Perëndimor dhe kështu që rusët kanë vendosur që shërbimet e tyre mediale si ‘Sputnik’ dhe ‘Russia Today’, transmetimin e informacioneve ta bëjnë në gjuhën serbe. Njëkohësisht pika kryesore ku dominon ndikimi rus është Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina për shkak të Republika Srpska. Qasjen si e kanë është shtrembërimi i narrativave, ndikimi i sentimentit rus dhe propaganda kundër perëndimore, NATO-s, e tjera. Gjithashtu edhe e përdorin teknikën ku bëjnë krahasime të ndryshme mes Kosovës dhe agresionit që Rusia i ka zhvilluar në kufijtë përreth”, u shpreh ai.

Tutje, Rizanaj tha se Rusia është pengesë që të mos e lejojë Kosovën që të njihet ndërkombëtarisht.

“Njëkohësisht nëpërmjet vetos që e ka [Rusia] në OKB e përdor që të mos lejojë që Kosova të njihet ndërkombëtarisht edhe është pengesë. Njëkohësisht e përdor edhe nacionalizmin serb për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor. Rusia e përdor si precedent apo pretekst kryesisht intervenimin e NATO-s më 1999, e përdor si pretekst për intervenimet e Rusisë në Gjeorgji, Moldavi edhe së fundmi në Ukrainë…’Russia Today’ më 15 nëntor 2022 e ka filluar edhe transmetimin pas agresionit në Ukrainë me sloganin që fillon me transmetim se ‘Kosova është Serbi’, me këtë slogan e kanë filluar transmetimin në gjuhën serbe…  ”, shtoi Rizanaj.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Xhelal Neziri tha se propaganda ruse po vazhdon të ketë ndikim atje, për çka përmendi edhe rastet.

“Kemi polarizim, polarizime të të gjitha llojeve të cilat shfrytëzohen ose eksplatohen nga Rusia për të rritur ose për të shtrirë ndikimin në Maqedoni. Vetëm duhet të rikujtojmë vitin 2017 kur një grup i protestuesve tentoi një grushtet në Maqedoninë e Veriut dhe i njëjti skenar si në Mal të Zi në vitin 2016 e arsyeja ishte se në vitin 2017 kishim pushtet tranzicional me rotacion në Maqedoni. Dhe qeveria e re që parashikohej që do të sjellte një zgjidhje për krizat, që do të zhbllokonte procesin e integrimit në NATO për të parandaluar këtë lloj integrimi ashtu si në Mal të Zi, forca të mbështetura nga Rusia, protestues ia mësyn parlamentit dhe hyn në parlament për ta bllokuar procesin”, u shpreh ai.

Edhe Darko Brkan nga Bosnja dhe Hercegovina theksoi se narrativa ruse është e pranishme në masë të madhe në këtë vend të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse flasim për narrativat ruse dhe propagandën që është pro ruse, a është e pranishme, po do të thoja në masë të madhe dhe pse? Kjo është për shkak se në radhë të parë BE-ja ka një pjesë të madhe të qeverisë dhe kjo është kryesisht qeveria e Republika Srpska dhe çdo gjë që Republika Srpska ka në nivele të tjera të qeverisjes është për nga natyra pro-ruse. Dhe ky është fakt dhe pse të investoni në diçka që është e financuar në nivel lokal dhe nuk ka nevojë për investim fare që të kemi ndikim rus por si paguhet? Paguhet përmes Vladimir Putinit, varësisht nga ajo se sa problematike është situata”, përfundoi ai.

Konferenca “Balkan Disinfo 2025”, po mbahet në Prishtinë dhe po marrin pjesë njohës të kësaj fushe nga shtete të ndryshme të botës.

Continue Reading

Previous: Mediat ukrainase në krizë, Rusia po tenton të hesht gazetarët e pavarur
Next: Anijet e para të marinës amerikane kalojnë ngushticën e Tajvanit që kur Trump mori detyrën

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.