Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.
Është raportuar se rrjeti i bashkëpunëtorëve të shërbimit serb (BIA) është shumë më i gjerë.
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe janë arrestuar në vitin 2024.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi kanë kryer veprën penale “spiunazhi”.
“Për dy të pandehurit B.Sh dhe M. Q. ekziston dyshimi i bazuar mirë se secili veç e veç, me veprimet e tyre e kanë kryer veprën penale ‘Spiunazhi’ nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK–së, kurse, i pandehuri M.Q edhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ nga neni 366 par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimi e Prokurorisë.
Është bërë e ditur se prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve tu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, ngase ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e masës së tillë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
/TheGeopost

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan