Frank-Walter Steinmeier ka pranuar për herë të parë gabimet e tij personale në politikat gjermane ndaj Rusisë.
Pak para agresionit rus kundër Ukrainës presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e kritikoi ashpër Vladimir Putinin.
Steinmeier konsiderohet si njëri nga arkitektët e politikave përafruese gjermane ndaj Rusisë.
Ai pranoi se ishte një gabim këmbëngulja për realizimin e projektit të gazsjellësit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë për kaq gjatë.
“Qëndrimi im për realizimin e Nord Stream 2 ishte padyshim një gabim”, tha Steinmeier në Berlin, sipas mediave gjermane.
“Ne i kam mbajtur urat në të cilat Rusia nuk besonte më dhe për të cilat na kanë paralajmëruar partnerët tanë”.
Për vite të tëra, SHBA dhe aleatët e tjerë të Gjermanisë kritikuan Berlinin për projektin e gazsjellësit, duke thënë se do të ishte i rrezikshëm për Ukrainën dhe do t’i dërgonte një sinjal të gabuar presidentit rus Vladimir Putin pasi ai aneksoi Krimenë në 2014.
Por, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel qëndroi e bindur deri në fund të mandatit të saj në fund të vitit të kaluar se Nord Stream 2 ishte një projekt komercial dhe nuk kishte asnjë lidhje me politikën.