
Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani ka vrarë tre sulmues në veri të vendit, ka arrestuar njërin prej tyre dhe katër të tjerë ka arrestuar.
“Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme”, thuhet në komunikatën e fundit të policisë.
Policia e Kosovës iu ka bërë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë.
Sulmuesit po qëndrojnë brenda dhe rreth Manastirit të Banjskës, ndërsa Policia e Kosovës i ka rrethuar ata dhe po i kërkon dorëzimin.
Në orët e para të së dielës, si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, është vrarë një zyrtar i këtij institucioni dhe dy të tjerë janë plagosur.
Më vonë edhe një zyrtar tjetër policor ka pësuar lëndime të lehta.
Policia ka thënë se situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe se ende ka të shtëna me armë zjarri në atë pjesë./The Geopost/