Vuçiq dëshiron ta bëjë Serbinë Rusi dhe veten Putin. Sipas mediave ruse, Serbia është një nga importuesit më të mëdhenj të armëve dhe pajisjeve ushtarake ruse në Evropë. Vetëm vitet e fundit Rusia ka promovuar armët e saj me shumë kënaqësi duke përdorur Serbinë. Ajo dërgoi 30 tanke T-72MS dhe 30 transportues të blinduar BRDM-2MS me vlerë 75 milionë euro.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar disa herë më herët se Serbia mundet, sipas fjalëve të tij, për të siguruar armët më të fuqishme nga Rusia. Grupi i Mbrojtjes Ruse “Rosoboronexport “ është i gatshëm të shqyrtojë një kërkesë të mundshme të Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur, në lidhje me dërgimin e sistemit të mbrojtjes ajrore, tha drejtori i asaj korporate ruse, Aleksandar Mihejev, pas përfundimit të panairit të pajisjeve ushtarake “Arshoë 2021” e cila u mbajt në Dubai, raportoi mediumi pro-rus Sputnik.
Në vitin 2017 Rusia i dhuroi Serbisë 6 avionë luftarakë MiG-29 të përdorur, por vlera e donacionit ishte sekret, ndërsa Serbia pagoi 185 milionë euro për remontin dhe modernizimin. Në vitin 2019. Rusia bëri një donacion tjetër, ajo i dhuroi Serbisë 30 autoblinda BRDM-2. Të njëjtin vit Serbia bleu katër helikopterë luftarakë Mi-35M nga miku i saj aleat, me vlerë 10 deri në 20 milionë euro.
Nga viti 2018 deri në shkurt 2020, Rusia i dorëzoi Serbisë katër helikopterë Mi-35M të prodhimit rus, gjashtë avionë luftarakë MiG-29, dhjetë automjete të blinduara zbulimi dhe patrullimi BRDM-2, tre helikopter transportues Mi-17V-5 dhe pjesë të asistencës ushtarake dhe teknike të tij.
Pjesa e parë e dorëzimit të gjashtë sistemeve “Pancir S1”, të cilat Serbia i ka porositur nga Rusia, ka mbërritur vitin e kaluar . Kështu Serbia është bërë i vetmi vend në rajon që ka këtë sistem modern kundërajror. Këshilli Atlantik i Bullgarisë më pas shprehu shqetësimin se Rusia po i dorëzonte Serbisë”Pancir S1″.
Fakti që “Pancir” do të dorëzohet në Serbi uk ishte sekret, por sa u kushton qytetarëve të Serbisë, është informacion me të cilin asnjë zyrtar apo institucion nuk ka dashur të dalë në publik. Autoritetet serbe kanë njoftuar gjithashtu se Serbia po shqyrton edhe blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake ruse, para së gjithash sistemin total të mbrojtjes ajrore “ Pancir” dhe “Krasuha”, helikopterë luftarakë me shumë role Mi-35 dhe Mi-17, si raketa antitank “ Cornet”.
Nga disa lëvizje të shtetit rus, mund të konkludohet se mjeti kryesor i politikës së tyre të jashtme është kërcënimi i luftësme forcë për të detyruar kundërshtarin të bindet dhe të përmbahet nga vendimet që Rusia i sheh si një kërcënim për interesat e saj.
Presidenti i Serbisë ka treguar më shumë herë, por mund të thuhet edhe ka dëshmuar se po tenton që Serbinë të bëjë Rusi dhe veten si presidenti rus Putin. Vetë armatimi i Serbisë paraqet pasiguri dhe rrezik për rajonin. Pyetja retorike është nëse Serbia përdor promovimin e armëve dhe sistemeve ushtarake ruse edhe për çështjen e Kosovës, dhe a dëshiron me këtë të frikësojë dhe shkaktojë tensione shtesë?
Vuçiq e përdori buxhetin e Serbisë për të blerë armë dhe sisteme të ndryshme kundërajrore, megjithëse ishte muk kishte kërcënime të tilla, në vend që t’u sigurojë qytetarëve të Serbisë një të ardhme më të mirë.
Blerja e re e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Rusia ka shkaktuar shqetësim në Bruksel dhe Uashington. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës më 25 shkurt, një zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë së BE-së Peter Stano deklaroi se është e nevojshme që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme me Politikë e Bashkimit Evropian.
Sanksionet e mundshme kundër Serbisë për herë të parë në deklaratën e tij nga nëntori i vitit 2019. I përmendi Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Methju Pallmer (Matthew Palmer).