Pas bllokadës që ia vendosën shtetet perëndimore për shkak të agresionit që po zhvillon në Ukrainë, Rusia po tenton të zgjerojë lidhjet politike e ekonomike me vendet afrikane. Ajo ka organizuar një samit ekonomik me dhjetëra vende afrikane.
Presidenti i Ugandës, Yoweri Kaguta Museveni është nisur për në Rusi ku do të zhvillojë një takim privat me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Të dy ata pritet të angazhohen në diskutime që mbulojnë një spektër të gjerë çështjesh që ndikojnë në të dy vendet, duke përfshirë tregtinë, investimet, sigurinë dhe bashkëpunimin në përpjekjet humanitare.
Takimi do të ketë në fokus mundësi për të eksploruar bashkëpunime të mundshme, për të shkëmbyer ide dhe për të kërkuar rrugë për rritje dhe zhvillim të ndërsjellë.
Pas përfundimit të samitit dhe takimit me Putinin, presidenti i Ugandës do të nisë një tjetër mision diplomatik, duke udhëtuar për në kryeqytetin e Serbisë.
Pas mesazheve që do t’i marrë nga Putinin, ai pritet të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Po ashtu në Beograd, ai do të përurojë një qendër të krijuar për të promovuar turizmin, tregtinë dhe potencialin e investimeve të Ugandës.
Uganda ndan një histori të gjatë dhe të pasur marrëdhëniesh të ngrohta si me Rusinë ashtu edhe me Serbinë.
Me Rusinë e sanksionuar nga bota, mediat thonë se vizita e Musevenit shënon një tjetër moment historik në forcimin e këtyre marrëdhënieve dhe eksplorimin e rrugëve të reja për bashkëpunim./The Geopost/