Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Partia Ruse arrin “sukses historik” në Serbi, Vuçiç thotë që nuk i njeh anëtarët që ishin në partinë e tij

The Geopost December 20, 2023 3 min read
Share the news

Një parti ruse në Serbi që garoi në zgjedhjet e fundit ka shënuar një ‘sukses historik’ gjë që dëshmon përkrahjen e serbëve për politikat ruse në këtë vend.

Partia ruse, për të cilën presidenti Aleksandar Vuçiç tha se “nuk e di se kush janë ata”, do të ketë përfaqësuesin e saj në parlamentin republikan dhe atë krahinor.

Megjithatë, në të vërtetë Vuçiq duhet të dij për këtë parti për faktin se njerëzit që udhëheqin listën e saj kanë qenë anëtarë të shquar të SNS-së, partisë së Vuçiçit, për vite me radhë.

Në Asamblenë Kombëtare, partia ruse do të ketë një përfaqësues, bartësin e listës dhe kryetarin e partisë Slobodan Nikoliq, ndërsa në Kuvendin e Vojvodinës po ashtu që do të ketë një, e mundësisht edhe dy deputetë, varësisht nga ndarja e mandateve.

Pra, është e sigurt se në parlamentin krahinor do të hyjë Ljubica Bertovic, psikologe nga Subotica dhe e para në listën krahinore, e cila përndryshe ishte anëtare e shquar e SNS-së në pushtet në Suboticë.

Në nivel republikan, Partia Ruse fitoi 0,3 për qind, dhe në nivel provincial, 1 për qind të votave dhe pasi mori statusin e pakicës (16 anëtarë të RIK ishin pro, 10 votuan kundër dhe një abstenoi) mjaftojnë këto shifra që ata të bëhen parti parlamentare.

Kjo parti është themeluar në Shabac në vitin 2013 dhe kryetari i saj Slobodan Nikoliq me profesion është ekonomist, por edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Serbo-Ruse “Vladimir Putin”.

Ai punoi në shoqatën “Pragu Serb 98”, i cili ndihmon beqarët vendas në martesat me gra nga Rusia. Ka qenë kandidat dhe anëtar i Këshillit të Qytetit të Shabacit për dy mandate dhe këshilltar në Kuvendin e qytetit.
Në “emër të natalitetit”, kjo parti ishte deklaruar pro ndalimit të abortit.

Partia ruse mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet krahinore dhe e para në listë, Ljubica Bertoviq, është ndihmësdrejtoreshë në “Park Palić” dhe drejtoreshë e “Inkubatorit të Biznesit” në Suboticë, të themeluar nga qyteti.

Ajo është përfaqësuese e degës së Suboticës të Fondacionit “Svetozar Miletić”, i cili u themelua në Novi Sad nga sekretari aktual shtetëror Nemanja Starović, dhe ishte anëtare e Këshillit të Komunitetit Lokal “Dudova Šuma” para koalicionit SNS-SVM në vitin 2019.

Ajo në Suboticë njihet si një anëtare aktive shumëvjeçare e SNS-së, partisë së Vuçiqit, e dëshmojnë edhe postimet e shumta në rrjetet sociale, por para këtyre zgjedhjeve ajo ka çaktivizuar llogaritë e saj në të gjitha rrjetet sociale.

Në intervistën parazgjedhore, ajo e kishte thënë se e kishte të qartë se me kë nuk mund të bashkëpunonte. Pra, me pak fjalë me opozitën, sepse me Vuçiçin i kishte punët mirë.

“Ne jemi absolutisht të sigurt se nuk do të bëjmë marrëveshje koalicioni me të ashtuquajturit të djathtë të rremë blloku patriotik dhe ato opsione që do të shisnin shtetin dhe interesat e tij kombëtare, për hir të kthimit në pushtet”, tha Bertovic.

Denis Kolundžija, gazetar nga Cenzolovka, i cili me dekada e ka përcjellë punën e Kuvendit të Vojvodinës, thotë se nuk i njeh përfaqësuesit në listën provinciale të Partisë Ruse, përveç Bertoviqit, e cila përmendet si anëtare e SNS.

“Zakonisht ato lista që dyshohet se si i kanë mbledhur votat, në fund marrin më pak vota se sa kanë pasur nënshkrime, për shembull partia e Çedomir Jovanoviqit. Por këtë herë nuk ishte kështu me Partinë Ruse, ata morën tre herë më shumë vota se sa kishin firmat. Nuk i pamë në fushatë, nuk dëgjuam se ku dhe kur mbledhin firma, cili është programi i tyre, ku ishin stendat e tyre e kështu me radhë. A ishte e gjitha në rrjetet sociale dhe kanalet e telegramit, në ndonjë univers paralel nga yni, siç është rasti me listën e doktor Nestoroviqit, është e mundur”, tha Kolundžija./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Rusët që ikën në Serbi për t’i shpëtuar luftës kundër Ukrainës tani e gjejnë veten të persekutuar nga policia lokale dhe të ndjekur nga komuniteti i inteligjencës së Moskës
Next: Zelensky vlerëson raundin e ri të 12-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë

The Geopost August 31, 2026
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin

The Geopost August 29, 2026
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes

The Geopost August 29, 2026
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.