Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Japonia, Izraeli, Koreja e Jugut e shumë vende të tjera u kanë kërkuar shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina, pas paralajmërimeve në rritje për një pushtim rus.
Rusia ka grumbulluar më shumë se 130 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën, ndërsa ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë.
Ukraina akuzon Rusinë për bllokimin e daljes së saj në det. Në anën tjetër, Kremlini thotë se dëshiron të zbatojë “vijat e kuqe” për t’u siguruar që ish fqinji i tij sovjetik të mos bashkohet me Aleancën ushtarake Veri-Atlantike.
SHBA-ja thotë se Rusia i ka vendosë në dispozicion forcat e saj për të nisur një aksion ushtarak. Kërcënimi po merret seriozisht, sepse kur ukrainasit rrëzuan presidentin e tyre pro-rus Viktor Yanukovych në fillim të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë dhe mbështeti separatistët që pushtuan pjesë të mëdha të Ukrainës lindore. Rebelët kanë luftuar një konflikt me ushtrinë ukrainase që atëherë, ndërsa janë shkaktuar më shumë se 14 mijë të vrarë.
“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani. Është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të përkeqësohen shpejt”, ka paralajmëruar presidenti amerikan Joe Biden.
Po ashtu, këshilltari i Sigurisë Kombëtare së SHBA-së, Jake Sullivan është shprehur se forcat ruse tani janë “në një pozicion për të qenë në gjendje të ndërmarrin një aksion të madh ushtarak”, duke iu kërkuar qytetarëve amerikanë në Ukrainë “të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Sullivan ka shtuar se inteligjenca amerikane besonte se një sulm i shpejtë ndaj Kievit ishte gjithashtu një mundësi dhe se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhëronte një pushtim përpara përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin më 20 shkurt.
Edhe Zyra e Jashtme britanike ka kërkuar nga shtetasit e saj në Ukrainë “të largohen tani, deri sa mjetet komerciale janë ende në dispozicion”.
We are now advising against all travel to Ukraine.
British nationals in Ukraine should leave now by commercial means.
— Foreign, Commonwealth & Development Office (@FCDOGovUK) February 11, 2022
Përveç SHBA-së dhe Britanisë së Madhe tashmë po e ndihmojnë Ukrainën me armë, pjesa tjetër e shteteve perëndimore janë treguar më skeptike.
Ish-kryediplomati suedez Carl Bildt në Twitter ka shkruar se është aranzhuar telefonata në mes presidentit Biden dhe homologut rus Putin.
“Duket se SHBA tashmë është i bindur. Bazuar në informacionin mbi një urdhër të drejtpërdrejtë nga Putini për forcat ushtarake ruse, një sulm ndaj Ukrainës mund të vijë brenda disa ditësh. Biden ka kërkuar një telefonatë me Putinin, ku është planifikuar për nesër [e shtunë] në mbrëmje. Vendet aleate janë paralajmëruar”, ka njoftuar Bildt.
It seems that ?? is now convinced, based on information on a direct order from Putin to ?? military forces, than an attack on ?? could come within days. Biden has asked for a call with Putin, which is scheduled for tomorrow evening. Key allied countries have been warned.
— Carl Bildt (@carlbildt) February 11, 2022
Deri më tani, ka disa sugjerime për të rinovuar Marrëveshjet e Minskut – të cilat synonin t’i jepnin fund konfliktit në Ukrainë – mund të përdoret si bazë për të zbutur krizën aktuale.
Në realitet Rusia dëshiron që NATO të kthehet në kufijtë e saj të para vitit 1997.
/The Geopost/