Policia e Kosovës tha të mërkurën se një polic është lënduar dhe tre vetura janë sulmuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Protestat e serbëve vendas të mërkurën ishin paqësore, por disa prej tyre hodhën gurë në automjetet e policisë pasdite, thuhet në deklaratë.
Policia theksoi se gjatë ditës disa gazetarë janë penguar të kryejnë punën nga “grupet kriminale” dhe automjetet e tyre janë dëmtuar.
Policia u bëri thirrje protestuesve që të përmbahen nga dhuna.
Dhjetëra njerëz, duke përfshirë 30 ushtarë të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), u lënduan në incidentet e së hënës në Zveçan.
Protestat në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, një zonë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, filluan më 26 maj kur grupe të serbëve vendas u mblodhën para ndërtesave komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj Shqiptarë në në ndërtesat e këtyre komunave.
Zgjedhjet u mbajtën në katër komuna në veri të vendit më 23 prill pasi një kryetar komune nga Lista Serbe, partisë kryesore serbe e Kosovës, dha dorëheqjen nëntorin e kaluar.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullsia shumicë serbe në këtë zonë, e cila tani nuk e njeh zgjedhjen e kryetarëve të rinj.