Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi bisedime intensive të premten me liderët e vendeve skandinave rreth sigurisë në Evropë, s pasojw e dislokimit të paprecedent ushtarak rus në dhe rreth Ukrainës.
Stoltenberg diskutoi me presidentin finlandez, Sauli Ninisto dhe me kryeministren suedeze, Magdalena Anderson, në mënyrë të posaçme për situatën e sigurisë në Evropën Lindore. Bisedat ndodhën pak para takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.
“Kam folur me Presidentin Sauli Ninisto për situatën e sigurisë në Evropë dhe për dërgimin e forcave ruse në dhe rreth Ukrainës”, shkroi Stoltenberg në tuitër, ndërsa i bëri thirrje Rusisë që të de-eskaloj situatën e tensionuar me Ukrainën.
Sekretari i Përgjithshëm kujtoi se NATO vazhdon të koordinohet me partnerin e tyre të ngushtë Finlandën. “NATO e respekton të drejtën e çdo vendi për të përcaktuar qëndrimin e vet”, shkroi Stoltenberg.
Ekonomisti austriak Gunter Fehlinger reagoi ndaj mesazhit të Stoltenber duke i bërë thirrje vendit skandinav që të bashkohet me Aleancën. “Unë i bëj thirrje Finlandës që të anëtarësohet në NATO tani”, tha Fehlinger.
Të njëjtin mesazh Sekretari i Përgjithshëm e dha edhe pas takimit me Andersonin. “Suedia është një partner i vlerësuar i NATO-s dhe ne mbështesim të drejtën e çdo kombi për të vendosur rreth metodave të veprimit rreth sigurisë”, tha Stoltenberg.
Takimi i Këshillit NATO-Rusi është caktuar për 12 janar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për të diskutuar çështjet që lidhen me sigurinë evropiane, veçanërisht për situatën në dhe rreth Ukrainës; si dhe çështje që lidhen me veprimtaritë ushtarake ruse atje.
Në prag të këtij samit, Stoltenberg diskutoi të premten këtë çështje me ministrat e jashtëm të NATO-s.
“Ministrat e Jashtëm të NATO-s qëndrojnë të bashkuar në qasjen tonë ndaj Rusisë”, tha Stoltenberg pas takimit, ndërsa theksoi se Këshilli i ardhshëm NATO-Rusi javën e ardhshme është një shenjë pozitive dhe një mundësi që Moska të tregojë se ka qasje serioze ndaj dialogut e diplomacisë.
Edhe administrata Biden po shkon në bisedimet e javës së ardhshme me Rusinë e pasigurt nëse Moska është serioze rreth negociatave, megjithëse sipas NBC News zyrtarët amerikanë janë të gatshëm të propozojnë opcione për zvogëlimin e dislokimeve të trupave amerikane dhe ruse dhe stërvitjeve ushtarake në Evropën Lindore, me qëllim të de-eskalimit të situatës.

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit