Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Mediat ukrainase në krizë, Rusia po tenton të hesht gazetarët e pavarur

The Geopost February 12, 2025 3 min read
Share the news

Mediat ukrainase janë në luftë informative, u tha në konferencën “Ballkan Disinfo 2025” e cila po mbahet në Prishtinë. Në panelin ku u diskutua për Ukrainën tri vjet pas agresionit të Rusisë, ndër tjera, u theksua se mediat atje janë në krizë dhe se Rusia po tenton t’i hesht gazetarët e pavarur.

Në konferencën e organizuar nga The Geopost, Sergiy Tomilenko nga Kievi, i cili është në krye të sindikatës kombëtare të gazetarëve të Ukrainës, tregoi se mbështetja e mediave do të thotë mbrojtje edhe e demokracisë kundër agresionit.

“Transformimi i mediave të Ukrainës gjatë këtyre tri viteve ka qenë problematik. Mediat vendase është dashur të përshtaten me sfida të pashoqe nga aspekti i sigurisë e deri tek ai financiar. Shumë prej tyre kanë humbur të hyrat nga reklamimi dhe është dashur në mënyrë fundamentale t’i rikonstruktojnë operacionet e tyre ose t’i mbyllin në tërësi. Kjo situatë është bërë në mënyrë edhe më kritike kohëve të fundit, ngase mbështetje nga donatorët tash tri vjet pas pushtimit ka filluar të zvogëlohet shumë. Po ashtu, ndalimi i menjëhershëm i ndihmës për mediat nga SHBA-ja ka tronditur komunitetin e mediave dhe kemi shumë media të pavarura që po luftojnë për mbijetesë. Dhe kjo krizë po kanos të sigurojë atë që bombat ruse nuk mund ta bëjnë. Dhe kjo është që të heshtin mediat, gazetarët e pavarur të Ukrainës”, deklaroi ai.

Lyudmila Makey është gazetarja e parë nga Ukraina e cila u strehua në Kosovë. Ajo në këtë panel tha se kolegët çdo mëngjes e fillojnë bisedën me pyetjen “si je sot’”.

“Jo vetëm në shkurt të vitit 2022, agresioni rus kundër Ukrainës filloi në vitin 2014 por Rusia në mënyrë të kundërligjshme aneksoi Krimenë dhe Donbasin. Që atë herë ukrainasit janë vrarë çdo ditë, madje edhe sot shohim bombardime në Kiev, sulme, predha dhe raketa. Dhe kolegët ukrainas, familjarët në Ukrainë çdo mëngjes e fillojnë bisedën mes vete ‘si je sot?’. Dhe përgjigja është ‘mirë, jemi gjallë’”, tha ajo.

Në konferencën “Balkan Disinfo 2025”, gazetarja Olena Churanova nga “Stop FAKE.Org” foli për sfidat e gazetarëve, për çka e quajti edhe “luftë informative”.

“Nuk është lufta vetëm në fushë betejë por është edhe lufta informative. Është pikë për pikë luftë, janë për çdo ditë janë aty dhe nuk është vetëm bombardimet por gjithashtu edhe sulmet me informacione dhe kjo është shteruese, lodhëse. Dhe njerëzit janë lodhur mjaft tani. Mund të themi që ekziston kjo lodhje në mesin e ukrainasve dhe kur jetojnë në këto kushte është lehtë që të targetojnë edhe këta narrativ mund të jenë efikas”, u shpreh ajo.

Në konferencën “Balkan Disinfo 2025”, e cila po mbahet në Prishtinë, po marrin pjesë njohës të kësaj fushe nga shtete të ndryshme të botës./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Kërcënimet hibride dhe dezinformimi nga Rusia dhe Kina kanë shënuar rritje
Next: Propaganda ruse e pranishme në masë të madhe në vendet e Ballkanit Perëndimor

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.