Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Maqedonia e veriut nuk i dhuron Ukrainës pajisje ushtarake

The Geopost December 29, 2023 2 min read
Share the news

Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ndihmë ushtarake, me arsyetimin se ushtria e vendit ka nevojë për pajisjet që i kërkohen si donacion, përcjell The Geopost.

“Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, për fat të keq kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, gjegjësisht nevojë e ushtrisë maqedonase”, tha ministrja maqedonase e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Megjithatë, ministrja shtoi se është e gatshme të ofrojë trajnime të reja të ushtarëve ukrainas në territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Për momentin, Republika e Maqedonisë së Veriut, ushtria dhe ministria mbeten të hapura, nëse në të ardhmen do të ketë nevojë për trajnim shtesë për trajnim të pjesëtarëve të tyre. Por në këtë moment nuk kemi njoftim, gjegjësisht nuk kemi kërkesë konkrete se sa pjesëtarë të ushtrisë ukrainase dhe çfarë lloj trajnimi do të kryhet”, tha Petrovska.

Buxheti i mbrojtjes për vitin 2024, sipas saj, është në vlerë historike prej 2,05% të BPV-së, prej të cilit sërish një e treta do të ndahet për procesin e modernizimit dhe menaxhimit.

Ajo shtoi se kjo do të lejonte që realizohet blerja e automjeteve të blinduara JLTV, mjeteve të blinduara Stryker, sistemeve të mbrojtjes ajrore Mistral-3 dhe artilerisë Boran, të cilat i kërkonte Ukraina si donacion. Siç informoi Petrovska, është rënë dakord për blerjen e 42 mjeteve të blinduara Stryker, të cilat janë të prodhimit amerikan dhe dorëzimi i tyre duhet të fillojë në dhjetor të 2024-ës.

“Sipas kontratës duhet të dorëzohen në gjashtë pjesë. Që do të thotë se jo vetëm që do të dorëzohen, por do të ketë edhe trajnim dhe trajnim adekuat të personelit, gjegjësisht pjesëtarëve të ushtrisë që do t’i menaxhojnë”, tha Petrovska.

Ajo po ashtu theksoi se ka përpjekje të vazhdueshme nga shërbimet e huaja të inteligjencës për të marrë informacione dhe të dhëna për ushtrinë maqedonase dhe për personat në mbrojtje.

“Të gjithë ata që janë pjesëtarë të ushtrisë maqedonase, të Ministrisë së Mbrojtjes, përfshirë edhe bartësit e posteve politike në këtë ministri, është e logjikshme që janë objekt i interesimit të shërbimeve të huaja, të cilët duan të dinë diçka më shumë, përtej asaj i komunikohet publikut. Mirëpo, edhe ata duan të kenë ndonjë ndikim, i cili do t’u mundësojë realizimin e qëllimeve të tyre”, tha Petrovska.

Ajo nuk përmendi raste konkrete, por tha se shërbimi ushtarak i sigurisë dhe kundërzbulimit ka të dhëna se cilat shërbime të huaja janë të interesuara dhe nëse duan të shkaktojnë ndonjë përçarje në punën e mbrojtjes vendase.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Serbët e Bosnjës emërojnë ish-zyrtarin serb pro-rus si senator
Next: E sanksionuar nga Perëndimi, Rusia ia shet thuajse të gjithë naftën Kinës dhe Indisë

Policia serbe përdori fondet e BE-së për të blerë teknologji nga një kompani ruse e sanksionuar 10 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Policia serbe përdori fondet e BE-së për të blerë teknologji nga një kompani ruse e sanksionuar

The Geopost January 18, 2026
Gjenerali i NATO-s: Aktivitetet e përbashkëta Rusi–Kinë në Arktik rrezikojnë Aleancën 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Gjenerali i NATO-s: Aktivitetet e përbashkëta Rusi–Kinë në Arktik rrezikojnë Aleancën

The Geopost January 18, 2026
Përdorimi i topit zanor në protestë: Komisioni Evropian kërkon hetim të shpejt dhe transparent nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Përdorimi i topit zanor në protestë: Komisioni Evropian kërkon hetim të shpejt dhe transparent nga Serbia

The Geopost January 18, 2026
Serbia i lejoi spiunët e Putinit të testojnë “topa zanorë” mbi qen 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia i lejoi spiunët e Putinit të testojnë “topa zanorë” mbi qen

The Geopost January 15, 2026
Serbia, Venezuela evropiane 6 min read
  • Lajme

Serbia, Venezuela evropiane

The Geopost January 15, 2026
A po shkon Serbia drejt një Serbo-Maidan-i? 6 min read
  • Analiza
  • Lajme

A po shkon Serbia drejt një Serbo-Maidan-i?

The Geopost January 15, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.