Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Maqedonia e Veriut e shqetësuar për sigurinë, dënon sulmin e armatosur në veri të Kosovës 

The Geopost September 25, 2023 5 min read
Share the news
Krerët shtetërorë dhe politik të Maqedonisë së Veriut kanë dënuar sulmin e armatosur në veri të Kosovës, të kryer në orët e hershme të mëngjesit të së dielës nga grupe të armatosura kriminele, me ç’rast jetën humbi një pjesëtar i policisë kosovare, raporton The Geopost.
“I dënoj fuqishëm ngjarjet që ndodhën sot dhe shpreh mbështetjen time të plotë për KFOR-in për të gjitha aktivitetet e ardhshme që synojnë garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke bërë me dije se institucionet në Shkup janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët strategjikë.
Për sa i përket situatës së sigurisë në Maqedoninë e Veriut, ai tha se “qytetarët mund të jenë të qetë – ajo është e qëndrueshme, pa asnjë tregues për shqetësime të mundshme”.
“Të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë po monitorojnë me vigjilencë situatën. Gjithashtu sipas informacioneve të shkëmbyera ndërmjet shërbimeve të inteligjencës së sigurisë në vend si dhe informacioneve të marra nga shërbimet e aleatëve tanë në aleancën e NATO-s, nuk ka indikacione që tregojnë për shkelje të sigurisë në Maqedoninë e Veriut”, tha Kovaçevski.
Ai apeloi për një de-përshkallëzimin e ngjarjeve në Kosovë dhe për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore dhe demokratike.
“Përshpejtimi i integrimeve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor është vendimtar, është e vetmja mënyrë për të siguruar progres dhe stabilitet në rajon, si dhe reduktimin e ndikimit të palëve të treta destabilizuese. Rajoni duhet të ecë përpara, qytetarët meritojnë prosperitet, një të ardhme më të mirë dhe një standard më të mirë jetese”, tha Kovaçevski.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues i Misionit të OSBE-së, e ka dënuar fuqishëm vrasjen e policit në detyrë në veri të Republikës së Kosovës.
“Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të oficerit të vrarë me urimet më të mira për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Ky akt dhune duhet të hetohet dhe të ndiqet tërësisht. Stabiliteti dhe siguria e Kosovës nuk do të cenohet nga aktet e dhunës. Siguria e qytetarëve është e para”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook.
Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes, poashtu ka dënuar ashpër incidentin që ndodhi sot në Kosovë dhe “të gjithë ata që kontribuan që kjo të ndodhë”. “Udhëheqësit politikë modernë pritet të sjellin paqe dhe prosperitet, jo ndarje dhe konflikt. Mbështetje e plotë për KFOR-in dhe të gjitha aktivitetet e tyre të ardhshme që synojnë garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Petrovska.
Reagime kanë ardhur edhe nga spektri politik i Maqedonisë së Veriut. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, partia kryesore e shqiptarëve në Qeveri, vlerësoi se “sulmi vrastar ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit”.
“Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerēve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës. Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund të janë rajonale mbi paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Ahmeti.
Këto zhvillime, ka nënvizuar ai, “janë të papranueshme dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, garantues i paqes dhe pavarësisë së Kosovës, është i domosdoshëm dhe urgjent”.
“Nevojitet veprim i menjëhershëm për shuarjen e zjarrit vrastar dhe ndjellakeqës që synon zgjërimin dhe përfshirjen e vendit dhe rajonit.  Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka thënë Ahmeti.
Bilall Kasami, lider i partisë opozitare BESA, tha se sulmi në veri të Kosovës është “terrorist dhe sulm ndaj paqes në Ballkan”. “Sulmi në Zveçan të Kosovës dëshmon se Serbia nuk heq dorë nga terrorizmi, masakrat dhe sëmundja e saj pushtuese, të cilat Vuçiqi i ka trashëguar nga Millosheviqi dhe i zbaton në mënyrë të njëjtë sikur paraardhësi i tij, përmes kriminelëve të cilët financohen dhe mbështeten nga vetë shteti serb”, shkruan Kasami në profilin e tij në Facebook.
Ai i bën thirrje faktorit ndërkombëtar që urgjentisht të merr masa, t’i bëj presion presidentit serb që të respektojë dhe zbatojë të gjitha marrëveshjet për njohjen e Kosovës. Po ashtu, Kasami kërkon që BE-ja dhe SHBA-ja të mbështesin Kosovën në të gjitha përpjekjet e saj për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në territorin e Kosovës por “edhe në të gjithë Ballkanin”. “Sulmi i mëngjesit të sotëm dëshmon që Serbia dëshiron që në Kosovë dhe në Ballkan të ketë luftë, ndërsa kjo të fillojë me shqiptarët”, thekson Kasami.
Ai ka thënë se si kryetar i Lëvizjes BESA është plotësisht në mbështetje të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti “për çdo lloj mbështetje”.
Ndërkohë, shtatë shtetas të Maqedonisë, njëri prej të cilëve fëmijë, ndodhen në një hotel në afërsi të manastirit ku është kryer sulm i armatosur ndaj forcave policore të Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Mësohet se gjatë ditës ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në disa raste gjatë ditës ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me kolegen e tij kosovare Donika Gervalla-Schwartz, ndërsa policia e Kosovës aktualisht po siguron hotelin ku po qëndrojnë shtetasit maqedonas, nga ku pritet të përcillen për në shtëpi.
“Përfaqësuesit e ambasadës mbeten në komunikim të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët tanë dhe me policinë e Kosovës deri në përfundimin e plotë të transferimit të tyre”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Maqedonisë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Eksluzive: Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin 
Next: Mali i Zi dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe bën thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.