Ndërkohë që e gjithë bota po i dërgon mbështetje Ukrainës dhe po përpiqet të detyrojë agresorin rus Vladimir Putin të pushojë zjarrin me sanksione të ndryshme, Serbia ka mbetur anash në formën e sanksioneve dhe dënimeve drejtuar drejtpërdrejt presidentit rus. Ithtarët e Vuçiqit në Kosovë, të cilët janë “zëri i popullit serb”, Lista Serbe, parti që funksionon ashtu siç e dikton Vuçiqi dhe këtë herë nuk e tradhtoi sundimtarin e saj, por mbështeti edhe pushtimin rus në Ukrainë.
Në fillim të seancës, shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës shprehën mbështetjen e tyre për Ukrainën duke mbajtur pankarta në formën e ngjyrës së flamurit të Ukrainës me mbishkrimin “Ne qëndrojmë pranë Ukrainës”.
Vetëm deputetët serbë refuzuan të mbanin pankarta në mbështetje të Ukrainës dhe kështu mbyllën sytë para terrorit të shtetit rus, ndaj vdekjeve të civilëve dhe fëmijëve, ndaj mijëra refugjatëve ukrainas, ndaj thirrjeve dhe lutjeve të njerëzve të pafajshëm.
E njëjta Listë Serbe, e krijuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, heshti, duke mos e gjykuar asnjëherë Putininin, gjë që është e pritshme, duke pasur parasysh që e njëjta parti mbështetet nga “nëna serbe” Rusia.
Partia politike e presidentit rus Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, mbështet Listën Serbe dhe përpjekjet e saj për të punuar në institucionet e Kosovës për të përmirësuar pozitën e popullit serb në Kosovë, edhe pse i njëjti popull serb do të ishte shumë më mirë pa Listën Serbe.
Vetëm para nja dy vitesh, kur politika e Vuçiqit dhe Listës Serbe nuk ndryshonte nga ajo që është tani, Lista Serbe së bashku me drejtorin e atëhershëm të Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq mbajtën një takim me delegacionin e Rusisë së Bashkuar të udhëhequr nga zv. Sekretari i Përgjithshëm Sergei Zeleznjak.
Një takim në Rusi me partinë e Putinit është mbajtur muaj para zgjedhjeve lokale, në të cilat Lista Serbe fitoi në 10 komuna me shumicë serbe. Në të njëjtin vit, 2017, Lista Serbe, siç mësuan nga Vuçiqi, përdori të gjitha rrugët për të arritur qëllimin, fitoi zgjedhjet lokale me frikësimin dhe shantazhin e mëparshëm të serbëve, të cilët deshën apo nuk deshën u detyruan ta votojnë këtë subjekt politik.
Goran Rakiq, i cili është në krye të LS-së, më pas falënderoi kolegët rusë për mbështetjen e tyre të qartë, duke theksuar se lidhjet e forta me Federatën Ruse janë një inkurajim i madh për popullin serb në Kosovë.
Siç tha Rakiq në atë kohë, takimi me partinë e Putinit është dëshmi e lidhjes së pathyeshme mes popullit serb dhe rus.
Ndërsa drejtori i atëhershëm i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, falënderoi për mbështetjen që Rusia e Bashkuar dhe populli rus i japin Listës Serbe.