Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Lëshohet urdhërarrest për Milan Radoiçiqin dhe 19 serbë të tjerë për krime lufte në Gjakovë

The Geopost April 28, 2025 2 min read
Share the news

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka lëshuar urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Ilir Morina, shef i Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Vendimi për lëshimin e urdhërarrestit është marrë më 15 prill 2025, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të datës 27 mars 2025.

Sipas vendimit, të dyshuarit akuzohen se në periudhën 7-10 maj 1999, në zonën e njohur si “Ura e Taliqit” në Gjakovë, si pjesëtarë të forcave ushtarake dhe policore serbe, kanë hyrë shtëpi për shtëpi, duke nxjerrë me forcë civilët shqiptarë.

Ata dyshohet se i kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe më pas kanë ekzekutuar 106 civilë shqiptarë. Trupat e viktimave janë gjetur pas luftës në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Prokuroria Speciale më 18 mars 2025 ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa urdhërarresti bazohet në dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile, të paraparë fillimisht me nenin 142 të Kodit Penal të ish-Jugosllavisë dhe tani të sanksionuar me nenin 146 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në mesin e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhërarrest figurojnë edhe emra si Milovan Kovaçeviq, Radomir Colić, Milos Đosan, Predrag Ristić, Srdan Krstić dhe të tjerë./Dukagjini/

Continue Reading

Previous: Pekini konfiskon një brez të vogël rëre në Detin e Kinës Jugore
Next: Policia dhe xhandarmëria përdorin shkopinj gome dhe sprej me piper kundër qytetarëve dhe studentëve në Novi Sad

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan

The Geopost May 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.