
Në konferencën e tij vjetore për shtyp, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov shfrytëzoi edhe një herë rastin për të përhapur propagandë dhe dezinformata rreth presionit të pretenduar perëndimor ndaj Serbisë. Ai ka pretenduar se gjoja Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po i kërkojnë Serbisë “ta tradhtojë” Rusinë.
Çfarë tha Lavrov:
SHBA-ja dhe BE-ja po i shtrëngojnë duart Serbisë, duke i kërkuar asaj të tradhtojë Rusinë. Administrata e presidentit amerikan në largim, Joe Biden dëshiron të dëmtojë Serbinë dhe administratën e Donald Trump.
Analiza:
Lavrov keqinformon se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po e detyrojnë Serbinë të heqë dorë nga Rusia. Kësisoj, Lavrov përpiqet të bindë opinionin se gjoja “ShBA dhe BE-ja po bëjnë përpjekje për të ndëshkuar Serbinë për marrëdhëniet e saj me Moskën”.
Në fakt, administrata Biden nuk ka të bëjë me lojërat e brendshme politike në SHBA, as nuk e përdor Serbinë si një mjet për llogari politike, përkundrazi, SHBA dhe BE presin që Serbia të respektojë sanksionet kundër Rusisë.
Gjithashtu, Lavrov injoron faktin se Serbia po balancon marrëdhëniet me Rusinë dhe aspiratat e saj evropiane. Sipas të dhënave nga Komisioni Evropian, Serbia prej vitesh ka marrë mbështetjen më të madhe financiare nga fondet e BE-së, duke përfshirë ndihmën për reforma, infrastrukturë dhe arsim, gjë që është në kundërshtim të plotë me narrativat ruse për “presionin” perëndimor./The Geopost/