Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar disa video ku thotë se terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës u trajnuan në baza ushtarake të Serbisë. Ai ka thënë se pamjet që kanë publikuar i kanë marrë nga dronët e e grupit terrorist të cilët u konfiskuan.
Kurti ka deklaruar se sulmet e serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit u kryen nën planifikimin e plotë të shtetit të Serbisë.
“Në foto: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe, 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, tha Kurti.
Pictured: The terrorists who carried out the attacks trained in Pasuljanske Livade, one of the Serbian Army's key bases, ~4 days before the attacks. Other exercises took place in the Kopaonik base. The attacks enjoyed the full support & planning of the Serbian state. pic.twitter.com/eWp4dMsGee
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2023
Këta e ka thënë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili shtoi se Kosova ka prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.
“Sot do të shohim në detaje me pamje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet e këtij grupi në qendrat e trajnimit të Serbisë. Në këtë trajnim janë angazhuar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë, Milan Mojsiloviq. Vuçiqi është munduar ta fshehë faktin se Serbia është angazhuar në organizimin e këtij sulmi”, ka thënë ai kur ka prezantuar këto video në një konferencë për media.
Gjithashtu, Sveçla tha se barrën kryesore për sulmin në veri e bart presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë dhe se Milan Radoiçiq nuk është i vetmi fajtor. Radoiçiq ka pranuar publikisht se ka qenë pjesë e grupit terrorist dhe se e ka udhëhequr atë me logjistikë.
“Së pari Radoiçiqi nuk është përgjegjësi i vetëm për këtë sulm, e as kryesori. Tashmë dihet se tentim-aneksimi u bë nga ana e presidentit të Serbisë, nga ministri i Mbrojtjes i tij dhe nga shefi i Shtabit [të ushtrisë serbe], do të thotë ata janë përgjegjësit, e ky është ekzekutori”, tha Sveçla.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se grupi që e kreu sulmin në Banjskë ishte trajnuar për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe.
“Plani i [sulmuesve] ka qenë plan total i aneksimit të veriut të Kosovës. Në dokumentet që ne e kemi, të cilat nuk mund t’i ndajmë me ju tani, ka një plan për aneksimit të veriut të paraparë në fazën fillestare në 37 pozicione, nga ku do të sulmoheshin njësitet tona policore, jo vetëm në Banjskë e Zveçan, por në të gjitha pjesët veriore, e pastaj krijimi i një korridori të lirë për Serbi dhe furnizimet tjera me njerëz, materiale, ekspertë dhe furnizime të tjera të nevojshme për një rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në vend”, tha Hoxha.
Por, për këto të dhëna të autoriteteve të Kosovës ka folur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, i cili i mohoi akuzat se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës./The Geopost/

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999