Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Komuniteti transatlantik rreshtohet pas Kosovës, përgjegjësi për sulmin e armatosur

The Geopost September 25, 2023 4 min read
Share the news
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dënuar ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës të dielën në mëngjes, duke thënë se autorët e këtij sulmi duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi. Në një deklaratë për media, ambasada amerikane tha se autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ndërkaq, u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, që u vra sot në krye të detyrës.
Ai mori pjesë edhe në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në Prishtinë. ”Bashkë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për nder të rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë sot në krye të detyrës. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të policit”, shkroi Hovenier në platformën X.
Sulmin e armatosur e ka dënuar edhe Përfaqësuesi  i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. “BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Borrell në platformën X. Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, poashtu ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka urdhëruar që dhuna të ndalet menjëherë. “Ne mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për një hetim të plotë”, tha Varhelyi duke ngushëlluar familjen e policit të vrarë, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka thënë Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, e ka dënuar ashpër “sulmin e tmerrshëm” ndaj Policisë së Kosovës.
“Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë së rrezikuari jetë. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë mes tjerash ministria gjermane.
Deputeti gjerman, Michael Roth, njëherësh kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin gjerman, ka dënuar rastin e vrasjes së policit në veri.
“Dhuna brutale thjesht nuk ka fund. Tani një polic i Kosovës ka vdekur. Bandat serbe (me mbështetje direkte nga Beogradi) ka gjasa të jenë përgjegjëse për këtë sërish. Jam kureshtar të shoh se çfarë arsyetimi do të ketë presidenti serb Aleksandar Vuçiq kësaj radhe”, shkroi Roth në X, ish-platforma Twitter.
MPJ-ja austriake ka kërkuar që autorët e krimit të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë.
”Dënojmë fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Bruins Slot ka thënë se BE-ja dhe shtetet anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje dyja palëve për deeskalim të situatës.
“Shumë e shqetësuar me zhvillimet në veri të Kosovës. BE-ja dhe shtetet anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje gjithë akterëve të punojnë për depërshkallëzim të situatës”, ka shkruar Bruins Slot në platformën “X”.
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, është bashkuar në dënimin e sulmit të së dielës në veri të Kosovës.
“Për të reduktuar tensionet në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është imperativ që gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të frenohen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të përkrahim procesin e dialogut”, thuhet nga MPJ e Turqisë.
Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e ka dënuar edhe Ministria e Jashtme e Kroacisë.
“Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për zyrtarin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë”, ka shkruar ministria e Jashtme e Kroacisë në platformën X.

Continue Reading

Previous: Mali i Zi dënon ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe bën thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve
Next: Rusia fajëson qeverinë e Kosovës për “gjakderdhjen”

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.