Gjashtë vende perëndimore – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria kanë bërë kërkesë për një seancë për Ukrainën përpara se Kombet e Bashkuara të pritet që të votojnë për rezolutën humanitare të Rusisë, e cila u kritikua se nuk e përmendi pushtimin e Ukrainës.
“Rusia po kryen krime lufte dhe po synon civilët. Lufta në mënyrë të paligjshne e Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim për të gjithë ne”, thuhet përmes një postimi në Twitter të misionit të OKB-së në Mbretërinë e Bashkuar.
Rezoluta pritet të votohet nga këshilli të premten.
Ndërkohë, sulmet ajrore ruse shkatërruan një teatër në Mariupol që shërbeu si një strehë e improvizuar për qindra njerëz, thanë zyrtarët ukrainas, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin tha se “operacioni special” në Ukrainë po shkon sipas planit.
Raportohet se po zhvillohen gjithashtu diskutime për të krijuar një rast që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila përbëhet nga të gjitha shtetet anëtare.

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor