
Igor Girkin (right)
Trazirat e përgjakshme në Kazakistan dhe vendosja e menjëhershme e trupave ruse mund të duket si një situatë e paqartë në ish-republikën sovjetike. Por nga pjesët e një interviste të transmetuar në një TV rus nga një separatist famëkeq tregohen synimet strategjike ruse për trazira në shkallë rajonale, ndryshime kufijsh, e duke ndidhur kjo dihet se krimet e tmerrshme janë të pashmangshme. Bazuar në deklarimet e bëra në këtë intervistë, e ardhmja e Kazakistanit është në teh të shpatës. Ndarja e tij është qëllimi përfundimtar.
Oficeri i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) Igor Girkin, duke folur në një studio televizive për krizën në Kazakistan, paraqet idetë e tij radikale për një vend që po përballet me një destabilitet serioz. Ai thotë se askush nuk ka nevojë për një Kazakistan të madh dhe se Rusia duhet të aneksojë një të tretën e territorit të tij të banuar nga rusë etnikë.
“Ne duhet të aneksojmë një të tretën e territorit të saj, të banuar nga rusët etnikë, dhe të krijojmë një qeveri besnike,” tha separatisti prorus Girkin.
Russian FSB officer and the head over Russian terror units in Ukrainian Donbas 2014 Girkin: "Nobody needs a large Kazakhstan. We need to annex 1/3 of its territory, inhabited by ethnic Russians, and to install a loyal government over another 2/3 vs China". pic.twitter.com/9qb2hIsSEp
— Sergej Sumlenny (@sumlenny) January 10, 2022
Ai është një veteran i ushtrisë ruse, i cili pati rol kyç në aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, dhe më vonë drejtoi grupet militante të Republikës Popullore të Donetskut në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.
Në vitet ‘90 Girkin iu bashkua forcave serbe në luftën e Bosnjës si vullnetar. Ai luftoi në Vishegrad, një qytet në Bosnjën lindore, ku ushtarët serbë, nën komandën e kriminelit të dënuar të luftës Millan Lukiç, dogjën të gjallë civilë boshnjakë, kryesisht gra dhe fëmijë. Igor Girkin, një vullnetar i lidhur me shërbimet e inteligjencës shtetërore ruse, ishte bashkëluftëtar i vrasësve të Llukiqit.
Girkin udhëhoqi një grup militantësh në Ukrainë, ku mori pjesë në rrethimin e qyteti Slavyansk. Gjatë betejës, ai rriti ndikimin e tij dhe përfundimisht u bë komandanti ushtarak de facto i të gjitha forcave separatiste në rajonin e Donbasit, gjë që u konfirmua nga Kryeministri i Republikës Popullore të Donetsk, Alexander Borodai.
Autoritetet ukrainase e kanë akuzuar Girkinin për terrorizëm. Bashkimi Evropian e sanksionoi atë për rolin e tij udhëheqës në konfliktin e armatosur në Ukrainën lindore. Autoritetet ukrainase e kanë identifikuar si kolonel në pension të GRU (Organizata e Inteligjencës Ushtarake të Jashtme Ruse).