Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Hungaria bllokon deklaratën e BE-së për luftën në Ukrainë

The Geopost February 24, 2024 2 min read
Share the news

Hungaria ka bllokuar deklaratën e Bashkimit Evropian të cilën blloku është dashur ta lëshojë më vonë gjatë 23 shkurtit lidhur me dyvjetorin e nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Kështu thanë disa burime në Bruksel, që kishin njohuri me këtë proces, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

BE-ja tani po punon në deklaratën që do të lëshohet në emër të tre presidentëve të institucioneve kryesore: Ursula von der Leyen e Komisionit Evropian, Roberta Metsola e Parlamentit Evropian dhe Charles Michel i Këshillit Evropian.

Për të lëshuar një deklaratë në emër të BE-së, të gjithë 27 shtetet anëtare duhet të pajtohen. Budapesti po e kundërshton deklaratën pa dhënë ndonjë shpjegim konkret, thanë zyrtarët e BE-së për REL-in, por një diplomat tha se formulimi i deklaratës “thjesht, ishte shumë i fortë për ta [Hungarinë]”.

Hungaria në vitet e fundit ka refuzuar disa deklarata të BE-së. Rasti i fundit ishte më herët gjatë kësaj jave kur Budapesti tentoi të bllokonte dakordimin e 26 shteteve të tjera anëtare kundër një operacioni të paralajmëruar ushtarak të Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – në jug të Gazës. Më herët, Hungaria po ashtu kishte vendosur veto mbi një deklaratë që kritikonte Kinën, Rusinë dhe Azerbajxhanin lidhur me luftën e këtij të fundit kundër Armenisë.

Pavarësisht luftës në Ukrainë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka deklaruar se është krenar që komunikon me Moskën, ndonëse diçka e tillë i zemëron liderët e Bashkimit Evropian.

Më 24 shkurt bëhen dy vjet që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj, Ukrainës. Lufta ka marrë jetën e dhjetëra mijëra persona, ka zhvendosur miliona të tjerë dhe ka shkaktuar shkatërrim të madh në infrastrukturën e Ukrainës.

Më herët gjatë javës, BE-ja njoftoi se është pajtuar për një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

/evropaelire.org

Continue Reading

Previous: Opozita ruse vdiq me Navalny
Next: SHBA vendos mbi 500 sanksione të reja kundër Rusisë

Izraeli nën sulme të reja balistike iraniane 1 min read
  • Lajme

Izraeli nën sulme të reja balistike iraniane

The Geopost June 19, 2025
Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj 1 min read
  • Lajme

Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

The Geopost June 19, 2025
Rrjeti propagandistik rus “Pravda” targeton audiencën shqipfolëse 2 min read
  • Lajme

Rrjeti propagandistik rus “Pravda” targeton audiencën shqipfolëse

The Geopost June 19, 2025
Arrestimet e serbëve për spiunazh, Vuçiq kërcënon Kosovën: Kjo do të marrë fund së shpejti 1 min read
  • Lajme

Arrestimet e serbëve për spiunazh, Vuçiq kërcënon Kosovën: Kjo do të marrë fund së shpejti

The Geopost June 18, 2025
Picula: Reagimet e Vuçiqit ndaj protestave nuk duhet mirëpritur – BE të shqyrtojë atë që po ndodh në Serbi 2 min read
  • Lajme

Picula: Reagimet e Vuçiqit ndaj protestave nuk duhet mirëpritur – BE të shqyrtojë atë që po ndodh në Serbi

The Geopost June 18, 2025
Nafta në fokus ndërsa konflikti Izrael-Iran eskalon 5 min read
  • Lajme

Nafta në fokus ndërsa konflikti Izrael-Iran eskalon

The Geopost June 17, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.