Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Hidhet granatë dore në Veri, Sveçla: Urdhri erdhi nga Vuçiqi

The Geopost September 23, 2023 4 min read
Share the news

Paralajmërimet nga Beogradi zyrtar se pas dështimit të takimit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë tensione në veri të Kosovës duket se po bëhen reale. Mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë ka shqetësuar tej mase banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.

“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Policia e Kosovës sot më gjerësisht ka njoftuar në raportin 24 orësh.

“Rr. Tirana, Mitrovicë Veri, 21.09.2023 – 22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se ka ndodhur një shpërthim. Sipas njësive policore bëhet fjalë për një shpërthim të një granate dore, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla sot ka drejtuar gishtin drejt Beogradit, të cilin Kosova e akuzon si nxitës i dhunës në veri. Ai ka thënë se hedhja e granatës është bërë me urdhër të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Inspirimi, mbështetja dhe urdhëri për këtë akt kriminal ka ardhur nga ish Ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia me në krye Vuçiqin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës. Dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës”, ka thënë Ministri i Brendshëm.

Sveçla tha se arsyeja për këtë është arrestimi i disa serbëve që dyshohen për krime lufte.

“Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë. Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim, dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës. Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve. Kosova do të jetë shtet i së drejtës, i qytetarëve të barabartë ku barazia dhe prosperiteti do të garantohen për të gjithë”, ka thënë Sveçla.

Për këtë shpërthim ka reaguar edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier. Ai ka kërkuar hetim të plotë.

“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

Serbia pas dështimit të takimit në Bruksel ka nisur propagandën që në Kosovë serbët po keqtrajtohen.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, tha se pas dështimit të raundit të fundit të dialogut në Bruksel, sërish ka një situatë të tensionuar në terren ku populli serb është i ekspozuar ndaj presionit.

Vuçeviq ka deklaruar në një paraqitje të ftuar në TV Prva se incidentet “kanë nisur menjëherë”.

“Dy të rinj serbë janë rrahur në Graçanicë. Kurti është gati për çdo gjë. Shqiptarët vetëm do të provokojnë konflikt dhe qëllimi i Kurtit është ta pastrojë Kosovën nga serbët”, tha Vuçeviq.

Serbia ka dërguar njerëz në Kosovë në tensionet e fundit për të shkaktuar dhunë që u pa ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve dhe gazetarëve.

Një artikullin e The Times kishte shkruar se Serbia e nxitur nga Rusia vijon prej kohësh kërcënimet ndaj Kosovës dhe konflikti në zemër të Evropës rrezikon që të shpërthejë në dhunë e gjakderdhje.

Serbia dhe Rusia do të përpiqen të pengojnë çdo zgjidhje. NATO duhet të jetë në roje për të gjitha përpjekjet për të nxitur një luftë të re ballkanike, kishe shkruar Times. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Serbia nuk rreshtohet pas Perëndimit në sanksionet ndaj Rusisë
Next: Sulm terrorist në veri të Kosovës, vritet një polic dhe një tjetër plagoset

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.