Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë ka urdhëruar Rusinë të ndalojë menjëherë pushtimin e saj në Ukrainë, duke thënë se nuk ka prova për të mbështetur justifikimin e saj për luftë.
Gjatë një seance dëgjimore, të mërkurën, gjykata vendosi se nuk kishte prova për të mbështetur pretendimet ruse se Ukraina po kryente gjenocid në rajonet e Luhansk dhe Donetsk, me çka Moska zyrtare e ka justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë.
“Federata Ruse duhet të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake të nisura më 24 shkurt të vitit 2022 që kanë si qëllim dhe objektiv të deklaruar parandalimin dhe ndëshkimin e një gjenocidi të pretenduar në Luhansk dhe Donetskoblasts të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Gjykata gjithashtu bëri thirrje që forcat e tjera të mbështetura ose të kontrolluara nga Moska të ndërpresin operacionet e tyre ushtarake dhe që Rusia të përmbahet nga përkeqësimi i situatës.
Ukraina ka dorëzuar ankesë kundër Rusisë, më 26 shkurt, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në bazë të Konventës së vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. Ajo i kërkoi GJND-së të diskutonte mbi pretendimet ruse se Ukraina po kryente gjenocid në Donbas./The Geopost

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor