Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Gazeta zvicerane NZZ: Serbia nuk është Jugosllavia dhe Vuçiq nuk është Tito – lojës po i vjen fundi

The Geopost January 9, 2026 3 min read
Share the news

Politika shumëvjeçare e Serbisë për të balancuar mes Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës po përballet me një krizë serioze, si pasojë e luftës në Ukrainë, sanksioneve ndërkombëtare dhe presioneve energjetike.

Kështu vlerësojnë mediat gjermane dhe zvicerane, të cilat theksojnë se Beogradi po detyrohet gjithnjë e më shumë të marrë vendime të qarta gjeopolitike.

Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) shkruan se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Serbia zhvilloi të ashtuquajturën “Doktrina e Katër Shtyllave”, duke u përpjekur të ruajë marrëdhënie të favorshme njëkohësisht me BE-në, SHBA-në, Rusinë dhe Kinën.

Sipas autorit Andreas Ernst, kjo strategji i dha Beogradit hapësirë të konsiderueshme manovrimi për gati dy dekada.

Megjithatë, gjatë vitit të fundit, kjo politikë ka filluar të shpërbëhet.

“Tre nga katër shtyllat e politikës së jashtme serbe janë tronditur njëkohësisht, pikërisht në një moment kur regjimi trembëdhjetëvjeçar i presidentit Aleksandar Vuçiq është dobësuar nga brenda, përballë protestave studentore, lëvizjes qytetare dhe forcimit të shoqërisë civile”, shkruan NZZ.

Gazeta vëren se pritjet e Vuçiqit për një kapitull të ri në marrëdhëniet me SHBA-në pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk u realizuan. Sipas NZZ-së, administrata Trump i qëndroi sanksioneve të vendosura më herët kundër industrisë së naftës në Serbi, e cila është kryesisht në pronësi ruse, dhe kërkoi shitjen e saj.

Njëkohësisht, marrëdhëniet me Rusinë janë tensionuar. Edhe pse Serbia nuk iu bashkua sanksioneve kundër Moskës, ajo ka furnizuar Ukrainën me municione përmes vendeve të treta, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi të thellë në Kremlin. Moska, sipas gazetës zvicerane, po përdor tani varësinë e Serbisë nga gazi rus si mjet presioni, duke vonuar nënshkrimin e kontratës së re të furnizimit.

Sa i përket Bashkimit Evropian, NZZ shkruan se procesi i anëtarësimit të Serbisë ka ngecur prej vitesh dhe është praktikisht i ngrirë që nga viti 2021, për shkak të përkeqësimit të sundimit të ligjit dhe lirisë së medias. Politika e balancimit, që dikur i shërbente edhe audiencës së brendshme duke e paraqitur Vuçiqin si një lider me qasje te të gjitha fuqitë e mëdha, sot po humb efektin.

“Serbia nuk është Jugosllavia dhe Vuçiq nuk është Tito”, thekson NZZ, duke shtuar se vendi është shumë i vogël për të luajtur rolin e një fuqie të mesme në një konflikt gjithnjë e më të ashpër mes Rusisë dhe Perëndimit. Sipas gazetës, loja me “katër shtylla” po i vjen fundi, duke minuar më tej autoritetin tashmë të dobësuar të Vuçiqit.

Ndërkohë, Berliner Zeitung shkruan se SHBA-të po e shtyjnë Serbinë drejt një riorientimi të detyruar, veçanërisht në sektorin e energjisë. Gazeta raporton se Zyra Amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) ka lëshuar një licencë të përkohshme për Industrinë e Naftës të Serbisë (NIS), duke i mundësuar rifillimin e prodhimit pas ndërprerjeve të shkaktuara nga sanksionet.

Sipas vlerësimit të Berliner Zeitung, qëllimi i Uashingtonit nuk është mbyllja e infrastrukturës energjetike serbe, por largimi i plotë i kapitalit rus nga ky sektor. Tre javët e ardhshme konsiderohen vendimtare për arritjen e një zgjidhjeje të përhershme, që mund të përfshijë shitjen e aksioneve ruse te kompani perëndimore.

Gazeta paralajmëron se nëse negociatat dështojnë dhe licenca amerikane skadon në fund të janarit, Serbia rrezikon të përballet sërish me një krizë serioze energjetike, me pasoja të paparashikueshme politike dhe ekonomike.

Sipas mediave gjermane dhe zvicerane, Serbia po hyn në një fazë ku balancimi tradicional nuk është më i qëndrueshëm dhe ku zgjedhja e orientimit strategjik do të jetë e pashmangshme./TheGeoPost.

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Serwer: Vuçiq përmes “Botës serbe” do të destabilizojë Ballkanin dhe sjell fundin e perspektivës evropiane të Serbisë
Next: “Ujqërit e natës” pro-rusë, forcat speciale, studentët dhe ministrat nga Serbia shënojnë ditën jokushtetuese të RS-së

Policia serbe përdori fondet e BE-së për të blerë teknologji nga një kompani ruse e sanksionuar 10 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Policia serbe përdori fondet e BE-së për të blerë teknologji nga një kompani ruse e sanksionuar

The Geopost January 18, 2026
“Serbia nuk ka një parti politike në pushtet, por një grup të organizuar kriminal” 3 min read
  • Ballkan

“Serbia nuk ka një parti politike në pushtet, por një grup të organizuar kriminal”

The Geopost January 18, 2026
Gjenerali i NATO-s: Aktivitetet e përbashkëta Rusi–Kinë në Arktik rrezikojnë Aleancën 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Gjenerali i NATO-s: Aktivitetet e përbashkëta Rusi–Kinë në Arktik rrezikojnë Aleancën

The Geopost January 18, 2026
Përdorimi i topit zanor në protestë: Komisioni Evropian kërkon hetim të shpejt dhe transparent nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Përdorimi i topit zanor në protestë: Komisioni Evropian kërkon hetim të shpejt dhe transparent nga Serbia

The Geopost January 18, 2026
Studentët në Serbi prezantojnë programin parazgjedhor kundër korrupsionit dhe regjimit të Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Studentët në Serbi prezantojnë programin parazgjedhor kundër korrupsionit dhe regjimit të Vuçiqit

The Geopost January 17, 2026
Vrasja e Oliver Ivanoviqit, kronologjia e një vrasjeje politike në veri të Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, kronologjia e një vrasjeje politike në veri të Kosovës

The Geopost January 17, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.