Rusia akuzon këngëtaren ukrainase Jamala në mungesë për gjoja përhapjen e ‘informacioneve të rreme’ për ushtrinë ruse.
Jamala u vu në një listë federale të kërkimit në mes të tetorit dhe u arrestua në mungesë nga një gjykatë ruse në fillim të nëntorit.
Prokuroria e Moskës njoftoi të mërkurën se e ka lëshuar një urdhërarrest për fituesen e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Jamala, e cila ka rrënjë tatare nga Krimea, nën akuzat se ka përhapur informata “të rrëme” për përfshirjen e Forcave të Armatosura të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.
Në fillim të këtij muaji, Ministria e Brendshme e Rusisë e futi këngëtaren, emri i vërtetë i së cilës është Susana Dzhamaladinova, në listën e personave të kërkuar.
⚡️Russia charges Ukrainian singer Jamala in absentia for allegedly spreading 'false information' about Russian army.
Jamala was put on a federal wanted list in mid-October and arrested in absentia by a Russian court earlier in November.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) November 29, 2023
Ajo e ka ngritur zërin vazhdimisht kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 dhe kundër agresionit të armatosur rus në Ukrainë.
Prokuroria ruse pretendoi tha se Jamala ishte e motivuar nga “urrejtja kombëtare” e saj ndaj ushtrisë ruse dhe do të ndalohej në paraburgim nëse shkelte në Rusi.
Jamala fitoi Eurovizionin në vitin 2016 me këngën e saj “1944” për dëbimin sovjetik të tatarëve etnikë nga Krimea e saj e lindjes, duke shkaktuar zemërim nga politikanët rusë.
Më 2023, Jamala e regjistroi një album me titullin “Krimea”, në të cilin mblodhi këngë të lashta për popullin e vet.
Në prill 2022, Ministria e Jashtme e Rusisë e futi atë në listën e artistëve ukrainas të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi për 50 vjet.
Kremlini shpesh ngre akuza të tilla kundër atyre që ndajnë detaje të pushtimit rus të Ukrainës që bien ndesh me linjën e tij zyrtare.
Jamala ka qenë kritike e hapur ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Jamala, e cila aktualisht ndodhet në Australi, iu përgjigj lajmit për vendosjen e saj në listë më 20 nëntor duke postuar një foto të saj para Operës së Sidneit.
40-vjeçarja u largua nga Ukraina me familjen e saj pas pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar./The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan