Pavarësisht trashëgimisë së qartë historike të krimeve dhe bashkëpunimit me pushtuesit, sot në fshatin Gornje Zaostro në Beran u përurua një monument për komandantin famëkeq çetnik Pavle Gjurishiq, nën patronazhin e Kishës Ortodokse Serbe dhe në prani të simpatizantëve të lëvizjes çetnike.
Monumenti u përurua nga Mitropoliti Metodije i Budimlje-Nikshiq, i cili më parë kishte shërbyer liturgji në Kishën e Shën Paraskevës. Pas zbulimit të monumentit, u luajt himni i Republikës Srpska, duke theksuar më tej simbolikën politike të ngjarjes.
Nëse qeveria malazeze nuk e heq monumentin e Pavle Gjurishiq në Gornji Zaostar, kjo do të thotë se ka pranuar t’i bashkohet rrethit çetnik, thotë Ferhat Dinosha, një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Pavarësinë e Malit të Zi, ish-Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, ambasadori i parë malazez në Kosovë dhe tani president i Unionit Kombëtar Shqiptar.
Maskat kanë rënë dhe perandori është lakuriq, thotë Dinosha, duke komentuar ngjarjet e sotme në Gornji Zaostar në Berane.

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor