Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Botë

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Duam të fokusohemi në paqe, udhëheqësit të jenë transparentë

The Geopost June 10, 2023 2 min read
Share the news

Gjenerali amerikan, Daniel Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, ka thënë sed shmangia nga përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohen.

Këto komente ai i ka bërë teksa ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, gjatë një interviste në Tiranë me Zërin e Amerikës.

Gjenerali Hokanson ka thënë se gjithçka tashmë është duke u normalizuar, ndërsa ka theksuar se është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre.

“Në çdo kohë, ka një shqetësim për dhunën, ne jemi shumë të shqetësuar për këtë. Natyrisht, përparësia jonë është paqja dhe stabiliteti në rajon, dhe nga të gjitha të dhënat duket se gjithçka është duke u normalizuar. Di që ka dialog të vazhdueshëm. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre”.

“Në fakt, ne duam të fokusohemi në paqe dhe stabilitet në rajon në mënyrë që qytetarët tanë të mund të bëjnë përpara dhe vendet tona të mund të përparojnë. Dhe çdo gjë që shmanget nga kjo, është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohemi”, ka deklaruar ai.

Mes tjerash, Hokanson ka shtuar se është parë pakësim i dhunës dhe “shpresojmë se mund ta vazhdojmë këtë”.

“Padyshim, rëndësia e KFOR-it, jo vetëm i Shteteve të Bashkuara, por e forcave të kombeve të tjera, është atje për të ndihmuar në ruajtjen e paqes”, ka thënë gjenerali amerikan./Telegrafi/

Continue Reading

Previous: Kina thuhet se do të ndërtojë stacion spiunazhi në Kubë
Next: SHBA paralajmëron një paketë ndihme ushtarake prej 2.1 miliardë dollarësh për Ukrainën

“Ata janë vetëm mish”: Rusia vendos batalione ndëshkimi në stilin e Stalinit 9 min read
  • Botë
  • Lajme

“Ata janë vetëm mish”: Rusia vendos batalione ndëshkimi në stilin e Stalinit

The Geopost October 4, 2023
Kievi raporton të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga pushtimi rus 1 min read
  • Botë

Kievi raporton të paktën 500 fëmijë të vrarë që nga pushtimi rus

The Geopost August 15, 2023
Krahas Serbisë dhe Bjellorusisë, Irani: Forumi Kulturor Ndërkombëtar i Fëmijëve në Moskë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Krahas Serbisë dhe Bjellorusisë, Irani: Forumi Kulturor Ndërkombëtar i Fëmijëve në Moskë

The Geopost July 7, 2023
Tahiroviq: Putini ka grupet e tij paraushtarake edhe në Ballkan 5 min read
  • Botë

Tahiroviq: Putini ka grupet e tij paraushtarake edhe në Ballkan

The Geopost June 29, 2023
Shefi mercenar rus Prigozhin mbërrin në Bjellorusi 4 min read
  • Botë

Shefi mercenar rus Prigozhin mbërrin në Bjellorusi

The Geopost June 28, 2023
Kërcënimet e Wagnerit, mbyllet autostrada për në Moskë 2 min read
  • Botë

Kërcënimet e Wagnerit, mbyllet autostrada për në Moskë

The Geopost June 24, 2023
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.