Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Botë

Arnaud Gouillon – ekstremisti francez që u bë ‘serb i vërtetë’ për interesat e Vuçiqit dhe Rusisë

The Geopost December 17, 2025 4 min read
Share the news

“Edhe pse nuk kam as një pikë gjak serb në vete, prapëseprapë Serbia rrjedh në venat e mia”, është fjalia që Arnaud Gouillon, qytetar serb me origjinë franceze dhe funksionar i regjimit të Aleksandar Vuçiqit, e mban në foton e profilit në Facebook, ku pozon pranë përmendores së udhëheqësit të Kryengritjes së Parë Serbe, ndërsa në sfond shihet Tempulli i Shën Savës.

Gouillon është funksionar i cituar shpesh në tabloidët pro-regjimit në Serbi, sepse sulmon me kënaqësi Perëndimin dhe mbron serbët në mënyrën që e dëshiron regjimi aktual.

Që në videon e parë në profilin e tij në rrjetin social Facebook, mund të shihet Gouillon duke iu drejtuar publikut në Shtëpinë Ruse në Beograd, në gjuhën ruse. Dhe kështu sikur u jep të drejtë pretendimeve që pajtohen se ky ekstremist francez në fakt është njeri rus në Serbi.

Arnaud ushtron funksionin e drejtorit të Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore të Serbisë, detyra e së cilës është të merret me diasporën serbe. Ka lindur në Grenoble të Francës dhe siç thotë vetë, për Serbinë e ka dëgjuar për herë të parë nga gjyshi që i tregonte për “miqësinë e dy popujve, luftën e përbashkët në Frontin e Selanikut” dhe “jetimët serbë që i pritën francezët”.

Këto rrëfime, thotë, i kanë mbetur të gdhendura në kujtesë, ndërsa “lidhja me një popull” është “thelluar sidomos gjatë agresionit të NATO-s ndaj RF Jugosllavisë”, të cilin e mban mend si trembëdhjetëvjeçar, si dhe rrëfimet në familje për padrejtësinë që u është bërë serbëve dhe në të cilën ka marrë pjesë edhe Franca.

Gouillon më 2004 themeloi organizatë humanitare dhe mblidhte e dërgonte ndihma për serbët në Kosovë. Vazhdon të bashkëpunoj ngushtë me Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, ndërsa në 2015 i është dhënë shtetësia serbe. Disa medie opozitare serbe, e lidhin Arnaudin me lëvizjen ekstreme të djathtë franceze “Bloc Identitaire”. Ai pranon se ka qenë anëtar i lëvizjes, por pretendon se kjo ka zgjatur vetëm gjysmë viti, edhe pse disa media në Serbi më vonë shkruanin se ka qenë shumë më gjatë me ta.

Është autor dhe bashkautor i katër librave për Kosovën dhe fitues i disa dekoratave të larta shtetërore serbe. Është i martuar me një serbe me të cilën ka tre fëmijë. Flet serbisht rrjedhshëm, dhe se origjina e tij nuk është nga Ballkani mund të vërehet vetëm nga theksi.

Christian Castagna, këshilltar politik i specializuar për vendet ish-socialiste, me fokus të veçantë në vendet e ish-Jugosllavisë, thotë se Gouillonin, para së gjithash, familja e tij dhe rrethi politik e kanë shtyrë që marrëdhëniet franko-serbe t’i shikojë ekskluzivisht përmes prizmit të “Frontit Lindor” dhe asaj që e konsideron tradhti franceze dhe detyrim kur në pranverën e 1999-së ka marrë pjesë në operacionin e NATO-s kundër Serbisë.

Bojana Selakoviq, koordinatore e Konventës Kombëtare për BE-në, platformë e shoqërisë civile që përfaqëson interesat e qytetarëve të Serbisë në të gjitha fazat e procesit të integrimeve evropiane thotë se nuk është plotësisht e sigurt lidhur me ardhjen e Gouillonit në Serbi dhe angazhimin e tij, por se bazuar në atë që thotë dhe atë që bën mund të thuhet se ai ka funksion të dyfishtë: nga njëra anë “përfaqëson urë drejt disa akterëve evropianë me orientim të djathtë, sidomos në Francë”, ndërsa nga ana tjetër shërben për nevojat e brendshme të regjimit të Vuçiqit dhe iu drejtohet opinionit publik si dikush që vjen nga Evropa, por është miqësor ndaj Serbisë dhe interesave e qëllimeve kombëtare të shpallura të Serbisë.

Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, lidhjen e Gouillonit me “njerëz të orientuar qartë djathtas nëpër Evropë, duke përfshirë shërbimet e sigurisë së Federatës ruse”.

“Me shenjë të FSB-së ruse dhe shërbimeve të sigurisë së Serbisë mund të jenë operative para së gjithash kur është fjala për Kosovën, që të mobilizojnë forcat politike në Kosovë dhe të realizojnë dëshirat e Vučićit”, thekson Beshiri.

Edhe Miodrag Kapor nga organizata “Monitor Odgovornosti”, shoqatë që kryesisht është e fokusuar në studimin e ndikimit rus në Serbi, thotë se Gouillon “është një nga shembujt e jashtëzakonshëm të njerëzve që Rusia i ka shfrytëzuar për të radikalizuar Serbinë dhe për ta larguar nga Evropa dhe integrimet evropiane”./Slobodnadalmacija/

Tags: Arnaud Gouillon Rusia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Evropa synon dezinformimin e Kremlinit dhe rrjetet kibernetike në një përpjekje të re për sanksione
Next: Operacionet speciale shkatërrojnë Uragan MLRS, ndërpritin përparimin rus pranë pokrovskut me dronë FP-2

Kina mbetet litari kryesor financiar për Gardën Revolucionare të Iranit 3 min read
  • Botë

Kina mbetet litari kryesor financiar për Gardën Revolucionare të Iranit

The Geopost January 18, 2026
Gjenerali i NATO-s: Aktivitetet e përbashkëta Rusi–Kinë në Arktik rrezikojnë Aleancën 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Gjenerali i NATO-s: Aktivitetet e përbashkëta Rusi–Kinë në Arktik rrezikojnë Aleancën

The Geopost January 18, 2026
Obligacionet e Carit rikthehen në gjykatë: SHBA, padi prej 225.8 miliardë dollarësh kundër Rusisë 7 min read
  • Botë

Obligacionet e Carit rikthehen në gjykatë: SHBA, padi prej 225.8 miliardë dollarësh kundër Rusisë

The Geopost January 17, 2026
Kina shënon rënien e parë vjetore në tregtinë me Rusinë që nga viti 2020 2 min read
  • Botë

Kina shënon rënien e parë vjetore në tregtinë me Rusinë që nga viti 2020

The Geopost January 15, 2026
Irani mbetet në errësirë ​​dixhitale, Trump shqyrton veprimet e SHBA-së pas shtypjes vdekjeprurëse ndaj protestuesve 3 min read
  • Botë

Irani mbetet në errësirë ​​dixhitale, Trump shqyrton veprimet e SHBA-së pas shtypjes vdekjeprurëse ndaj protestuesve

The Geopost January 15, 2026
Komisioni i BE-së lanson kornizën ligjore për kredinë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën 5 min read
  • Botë

Komisioni i BE-së lanson kornizën ligjore për kredinë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

The Geopost January 15, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.