
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka shkruar në profilin e tij në Twitter se ka kaluar orë të tëra me aleatët evropianë , për t’i bashkuar të gjithë kundër gënjeshtrave të Rusisë dhe përgjegjësit kryesor për to Vladimir Putinit.
“Putin mendoi se Perëndimi dhe NATO nuk do të përgjigjeshin – dhe ai mendoi se mund të na ndante në shtëpi. Ai e kishte gabim. Kalova orë të panumërta duke bashkuar aleatët tanë evropianë. Ne i kundërshtuam gënjeshtrat e Rusisë me të vërtetën. Dhe tani, bota e lirë e konsideron përgjegjës”, ka shkruar Biden.
Putin thought the West and NATO wouldn’t respond — and he thought he could divide us at home.
— President Biden (@POTUS) March 2, 2022
He was wrong.
I spent countless hours unifying our European Allies. We countered Russia’s lies with truth. And now, the free world is holding him accountable.
Agresioni rus në Ukrainë po vazhdon, ndërkohë që nesër në mëngjes pritet të ketë sërish bisedime mes zyrtarëve të dy vendeve.