Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Ballkan

Daçiq dhe nipi i Millosheviqit këndojnë këngë nacionaliste në festën e SPS-së

The Geopost December 30, 2025 3 min read
Share the news

Partia Socialiste e Serbisë (SPS) ka shënuar më 27 dhjetor 2025, në Hotel “Zlatibor” në Zlatibor të Serbisë, 35-vjetorin e themelimit të saj, në një ngjarje ku, përveç pjesëmarrjes së udhëheqjes së lartë partiake, u shfaqën edhe elemente të theksuara të retorikës nacionaliste.

Në festim morën pjesë kryetari i SPS-së, Ivica Daçiq, presidenti i Bordit Ekzekutiv të partisë, Vladan Zagradjanin, si dhe Marko Millosheviq – nipi i ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq.

Unuk Slobodana Miloševića i Ivica Dačić pevaju pesmu odgovornom za genocid, ratne zločine, etnička čišćenja, politička ubistva, krađe izbora… Decembar 2025. na Zlatiboru. O trošku svih nas. pic.twitter.com/K4jdhBJukN

— Kosta Konstantinović 🇪🇺🇺🇦🇬🇪 (@KostaKonstan) December 27, 2025

Marko Millosheviq mban raporte të afërta me Daçiqin, gjë që është dokumentuar edhe më herët në media dhe rrjete sociale.

Në internet ka qarkulluar një video nga ky aktivitet, ku Daçiq dhe Marko Millosheviq shihen duke kënduar këngën nacionaliste serbe “Ko to kaže Srbija je mala”, e shoqëruar me duartrokitje nga të pranishmit.

Imazhe të shkëputura nga videoja.

Kjo këngë lidhet gjerësisht me vitet ’90 dhe me periudhën e sundimit të Slobodan Millosheviqit, kur nacionalizmi serb ishte pjesë qendrore e diskursit politik gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Срђан Милетић (@srdjan.miletic)

Teksti i këngës përfshin referenca historike dhe mesazhe që glorifikojnë luftërat e Serbisë, elemente që nga analistët konsiderohen si simbolikë e rikthimit të narrativave të vjetra nacionaliste.

Për shkak të historisë së saj, kënga konsiderohet se është drejpërdrejt provokuese ndaj vendeve fqinje, përfshirë Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe më gjerë rajonin.

Pjesë nga teksti i këngës, e transkriptuar:

“Sllobodan, Sllobodan… Kush e thotë këtë, kush gënjen se Serbia është e vogël. Nuk është e vogël, nuk është e vogël, tri herë bëri luftë. Në dymbëdhjetë, dëboi turqit, në trembëdhjetë, u ndesh me bullgarët, në katërmbëdhjetë, shkatërroi Austrinë, Për liri, për liri, derdhi gjakun e saj”.

Paraqitja e Marko Millosheviqit në një ngjarje zyrtare të SPS-së dhe përfshirja e tij në aktivitete të tilla simbolike përforcon perceptimin e vazhdimësisë politike dhe ideologjike të partisë me trashëgiminë e Slobodan Millosheviqit.

SPS, e themeluar nga Millosheviqi, mbetet sot një partnere kyçe në koalicionin qeverisës në Serbi, së bashku me Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i propagandës gjatë regjimit të viteve ’90.

Ivica Daçiq, përveçse kryetar i SPS-së, mban aktualisht edhe postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Serbisë, sipas të dhënave zyrtare të Qeverisë serbe.

Ekspertët paralajmërojnë se episode të tilla, edhe kur paraqiten si pjesë e festimeve partiake, mund të shihen si sinjale politike që ushqejnë krenarinë nacionaliste dhe rezistencën ndaj asaj që shpesh quhet “armiq të jashtëm”.

Në të njëjtën kohë, përdorimi i simbolikës së viteve ’90 mund të rrisë shqetësimet në rajon për rikthimin e retorikës së vjetër destabilizuese.

Megjithëse deri tani janë identifikuar vetëm disa video dhe imazhe nga burime të hapura, ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe të qarqeve analitike, duke rihapur debatin mbi drejtimin ideologjik të SPS-së dhe rolin e saj brenda pushtetit aktual në Serbi./TheGeoPost.

Tags: Ivica Daçiq Kosova Serbia Sllobodan Millosheviq

Continue Reading

Previous: Milan Ostojiq, i dënuar për urdhërim vrasjeje, shfaqet në kampin pro-Vuçiq në Beograd
Next: “Goodbye, Kremlin”, BE përgatit ndalimin e plotë të naftës dhe gazit rus

Telegrami shpërndan propagandën ekstremiste ruse deri në Serbi 8 min read
  • Ballkan

Telegrami shpërndan propagandën ekstremiste ruse deri në Serbi

The Geopost January 16, 2026
Petkoviq shpërndan dezinformata për masakrën e Reçakut 3 min read
  • Ballkan

Petkoviq shpërndan dezinformata për masakrën e Reçakut

The Geopost January 16, 2026
Misteri i fondeve që shteti i Serbisë ndan për Qendrën Serbo-Ruse në Nish 14 min read
  • Ballkan

Misteri i fondeve që shteti i Serbisë ndan për Qendrën Serbo-Ruse në Nish

The Geopost January 16, 2026
Serbia i lejoi spiunët e Putinit të testojnë “topa zanorë” mbi qen 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia i lejoi spiunët e Putinit të testojnë “topa zanorë” mbi qen

The Geopost January 15, 2026
Masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës 3 min read
  • Ballkan

Masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës

The Geopost January 15, 2026
A po shkon Serbia drejt një Serbo-Maidan-i? 6 min read
  • Analiza
  • Lajme

A po shkon Serbia drejt një Serbo-Maidan-i?

The Geopost January 15, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.