Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Skema e kontrabandës, si u thye embargo për naftën ruse në Shqipëri

The Geopost February 22, 2023 2 min read
Share the news

Rastet e bllokimit të anijeve në portin e Durrësit, si dhe shkelja e embargos së Këshillit të Sigurimit të OKB-së është kthyer në një shqetësim serioz i cili po përsëritet, e kësaj here nga Shqipëria.

Njoftimi i policisë për sekuestrimin e 22,500 ton naftë nga një anije me flamur Libian, por në të vërtetë me produkt që vjen nga Rusia, ka nxjerrë në pah të dhëna se si bëhet ky trafik.

Porositësi i naftës, sipas dokumenteve të siguruara nga  A2 CNN, është kompania IBGAS AG, e regjistruar në zonën e lirë Porto Romano dhe nafta u shitet kompanive shqiptare. Autoritetet kanë nisur hetimet për thyerjen e embargos nga një grup kompanish, të cilat kanë marrë përsipër shpërndarjen e naftës ruse në Mesdhe, duke bërë dhe falsifikimin e certifikatave të origjinës në ujërat territoriale të Greqisë.

Anija “Grace Felix”, që u bllokua nga kapiteneria e portit Durrës pasditen e së dielës, rezulton të ketë përdorur të njëjtën skemë. Nga gjurmimi i bërë nga autoritetet, kjo anije është furnizuar nga anija FIDAN, e cila me datë 20 janar është ngarkuar në portin e Novorossiysk, Rusi.

Sipas të dhënave satelitore, kjo anije ka bërë rrugëtimin dhe ka ardhur në gjirin e Lakonikos të Greqisë, ku ka furnizuar me naftë ruse anijen “Grace Felix” të bllokuara në Shqipëri.

Grupi i këtyre kompanive, me ndihmën e agjentëve detarë që merrem me operacione ‘’nga anija në anije’’ në ujërat territorialë të Greqisë, pajisen me certifikata origjine të falsifikuara dhe të paautorizuara nga shteti grek. Ato ndryshojnë origjinën nga Rusia në vende të tjera, në kundërshtim me sanksionet e vendosura mbi produktet hidrokarbure. Këtyre sanksioneve ju është bashkuar edhe Shqipëria.

Continue Reading

Previous: Frika, korrupsioni apo diçka tjetër: Cila është baza e qeverisë dhjetë-vjeçare të SNS?
Next: Inicohët rasti kundër Milorad Dodik për mohim të gjenocidit

Si i fshehën të gjeturat e KE-së për Serbinë mediat e kontrolluara nga Vuçiçi? 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Si i fshehën të gjeturat e KE-së për Serbinë mediat e kontrolluara nga Vuçiçi?

The Geopost November 16, 2023
Avokati serb Stojković dorëzon kallëzim penal për terrorizëm në Serbi kundër Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij 5 min read
  • Ballkan
  • Ballkan
  • Lajme

Avokati serb Stojković dorëzon kallëzim penal për terrorizëm në Serbi kundër Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij

The Geopost October 5, 2023
Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinojnë ardhjen e Ivica Daçiqit në Rusi 2 min read
  • Ballkan
  • Ballkan
  • Lajme

Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinojnë ardhjen e Ivica Daçiqit në Rusi

The Geopost July 1, 2023
Grupi i Tetorit: Aleksandar Vuçiq të lirojë pa kushte dhe menjëherë policët e Kosovës 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Grupi i Tetorit: Aleksandar Vuçiq të lirojë pa kushte dhe menjëherë policët e Kosovës

The Geopost June 20, 2023
Lajçak për The Geopost nga Forumi i Prespës për rastin e tre policëve të kidnapuar: Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lajçak për The Geopost nga Forumi i Prespës për rastin e tre policëve të kidnapuar: Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet

The Geopost June 15, 2023
Raportimi mbi lidhjet e liderit serb me grupet kriminale ngre pyetje për SHBA-në 5 min read
  • Ballkan

Raportimi mbi lidhjet e liderit serb me grupet kriminale ngre pyetje për SHBA-në

The Geopost June 10, 2023

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.