Serbia është sërish i vetmi vend kandidat për në BE në Ballkanin Perëndimor që ka dështuar të respektojë vendimet e reja të Këshillit të BE-së për masat kufizuese për cenimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës ose për destabilizimin e situatës në atë vend.
Siç njoftoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell, nga 3 deri më 16 dhjetor Këshilli i BE-së mori pesë vendime për masa kufizuese kundër Ukrainës – CFSP 2022/2369, 2022/2432, 2022/2477, 2022/2478 i 2022/2479.
Të gjithë kandidatët e tjerë për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina – i janë bashkuar vendimeve të reja të Këshillit të BE-së.
Këto vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-ja e merr parasysh dhe e mirëpret atë angazhim, shtoi Borrell në deklaratë.
Serbia është i vetmi vend kandidat për në BE në Ballkanin Perëndimor që nuk ka ndjekur gjashtë vendime të mëparshme për masat kufizuese kundër Ukrainës, të marra në korrik, shtator dhe nëntor të vitit të kaluar.
Serbia nuk ka respektuar vendimin e Këshillit të BE-së të korrikut për aplikimin e masave speciale kundër terrorizmit, as vendimet e Këshillit të BE-së për masat kufizuese për shkak të situatës në Iran nga fillimi i dhjetorit dhe qershorit 2022./Beta/