Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Ballkan

Kush ishin anëtarët e BIA-s serbe të përfshirë në vrasjen e Zoran Gjingjiqit?

The Geopost May 1, 2023 3 min read
Share the news

Dy dekada më parë, mediet serbe shkruanin për përfshirjen e disa anëtarëve të Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA), në vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq.

Gazetarët serbë shkruanin se pavarësisht njoftimeve zyrtare se pas vrasjes së Gjingjiqit kjo cështje do të trajtohej nga BIA, përkundrazi nuk është marr parasysh as gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Ishte shqyrtuar vetëm puna e medieve dhe e gjyqësorit edhe pse Qeveria serbe pati thënë se do të ngrihej çështja e përgjegjësisë, për secilin zyrtarë të përfshirë.

Pas vrasjes së ish-kryeministrit serb, ka pasur dyshime se pjesëtarët e BIA-s kishin një rol shumë domethënës në ofrimin e mbështetjes logjistike për organizatorët dhe autorët e atentatit.

Këto dyshime më vonë u vërtetuan me arrestimin e dy anëtarëve të BIA-s, Branislav Bezareviq dhe Toni Gavriq.

Ata të dy po “siguronin” vilën në Dedinje ku jetonte Gjingjiqi dhe se Bazareviqi kishte marr 1,200 euro ryshfet nga një pjesëtar i “Klanit Zemun” për të dhënë informacione për lëvizjen e makinës së ish-kryeministrit në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, më 12 mars, pra në ditën fatale të atentatit.

Disa ditë pas vrasjes së tij, Jovica Stanishiq, shef i Departamentit të Sigurimit të Shtetit (RDB) në vitet 1991-1998 dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Franko “Frenki” Simatoviq që ishte një nga themeluesit e Njësisë famëkeqe të Operacioneve Speciale (JSO), u arrestuan.

Më pas është arrestuar edhe ish-zëvendësshefi i BIA-s, Milorad Bracanoviq. Ai ishte zëvendës i Andreja Saviqit dhe të dy u zëvendësuan në shkurt të vitit 2003, por përkundër kësaj, Bracanoviq mbeti në pozitën udhëheqëse të BIA-s.

Bracanoviq iu bashkua Departamentit të Sigurimit të Shtetit në vitet 1970, ku mbajti një post të rëndësishëm deri në mesin e viteve 1990, për t’u emëruar në detyrën shefit të JSO-s dhe zëvendëskomandant i këtij formacioni.

Ai ishte në atë pozitë në kohën e vrasjes së katër anëtarëve të PSP-së më 3 tetor 1999 dhe në kohën e kidnapimit dhe vrasjes së ish=presidentit serb Ivan Stamboliqit më 25 gusht 2000, ndërsa komandant i JSO-s ishte Milorad Lukoviq – Legija.

Pas protestave të 5 tetorit 2000, Bracanoviq mbeti në të njëjtën pozitë dhe pas rebelimit të anëtarëve të JSO-s në nëntor 2001, u gradua në postin e nënkryetarit të BZHR-së, ku qëndroi deri në janar 2003.

Siç konfirmuan shumë burime joformale të asaj kohe, gjatë negociatave me përfaqësuesit e JSO-s, një nga kushtet e “Beretave të Kuqe” ishte që Bracanoviq të emërohej zëvendësshef. Saviq dhe Bracanoviq më pas pasuan Goran Petroviqin dhe Zoran Mijatoviqin, dorëheqjet e të cilëve u kërkuan nga “rebelët”.

Asokohe ministri serb i Punëve të Brendshme, Dushan Mijajloviq ka përmendur vazhdimisht “nishanet” në radhët e policisë dhe ish-RDB-së. Roli i Bracanoviqit dhe arsyeja e arrestimit të tij, në kohën e publikimit të lajmit, autoritetet nuk kishin dhënë detaje.

Është thënë vetëm se Bracanoviq është arrestuar gjatë hetimeve për vrasjen e Gjingjiqit, sepse ekzistonte dyshimi i bazuar se gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, kishte keqpërdorur pozitën zyrtare.

Po ashtu, ishte theksuar se hetimi ka vërtetuar edhe lidhjen e ngushtë të Bracanoviqit me krerët e “Klanit të Zemunit”. /Telegrafi/

Continue Reading

Previous: Raporti i Parlamentit Evropian: Rusia po krijon tensione në Ballkanin Perëndimor
Next: Korać: Për shkak të ndërhyrjes së kishës, Mali i Zi si pjesë e Iranit në Evropë

Zelensky: Rusia po planifikon një luftë në Ballkan 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zelensky: Rusia po planifikon një luftë në Ballkan

The Geopost November 16, 2023
Si i fshehën të gjeturat e KE-së për Serbinë mediat e kontrolluara nga Vuçiçi? 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Si i fshehën të gjeturat e KE-së për Serbinë mediat e kontrolluara nga Vuçiçi?

The Geopost November 16, 2023
Sheshel bashkohet me Vuçiqin për zgjedhje, frikë për izolim nga bota e regres 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Sheshel bashkohet me Vuçiqin për zgjedhje, frikë për izolim nga bota e regres

The Geopost November 2, 2023
Vuçiq shpall zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor, partitë e djathta dalin në tre kolona 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiq shpall zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor, partitë e djathta dalin në tre kolona

The Geopost November 1, 2023
Pse Vuçiq pret ditët e fundit për të shpallur zgjedhjet për 17 dhjetor? 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Pse Vuçiq pret ditët e fundit për të shpallur zgjedhjet për 17 dhjetor?

The Geopost November 1, 2023
Dodik kërkoi “Serbinë e Madhe” në Sputnikun rus, reagojnë ashpër Mali i Zi dhe Shqipëria 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodik kërkoi “Serbinë e Madhe” në Sputnikun rus, reagojnë ashpër Mali i Zi dhe Shqipëria

The Geopost November 1, 2023
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.