Ish-ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Drashkoviq ka komentuar marrëveshjen e targave të veturave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Drashkoviq për mediet serbe thekson se tabelat e veturave duhet të janë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, të parapara në Marrëveshjen e Brukselit.
“Është shumë më rëndësi të thuhet se me shumë komoditet mund të vozisni nga Serbia në Kosovë”, ka theksuar Drashkoviq, shkruan The Geopost.
“A me tabela të Republikës së Serbisë apo të Republikës së Kosovës nuk është me rëndësi, por e rëndësishme është të jenë me ligjet e Kosovës sipas Marrëveshjes së Brukselit”, është shprehur ai.
“Atëherë nëse ligjet e Kosovës e thonë se tabelat e veturave duhet të janë sipas ligjeve të Kosovës, ato pra duhet të jenë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës”, përfundon Drashkoviq.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia – nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian – në nëntor 2022 kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës, ka pasur disa faza.
Faza e parë e qortimit është zbatuar deri më 22 nëntor.
Faza e dytë parashihte gjobën prej 150 eurosh për shoferët e makinave me targa të tilla dhe më pas prezantimin e targave të përkohshme deri më 21 prill, datë pas së cilës ishte planifikuar që të mos kishte më makina me targa serbe.
Si pasojë e tensioneve të ngritura të sponsorizuara nga Beogradi, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – më 5 nëntor kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Republikës së Kosovës. /The Geopost/