Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Dosja e Prokurorisë: Si u organizuan koloneli serb bashkë me vëllain dhe një tjetër për sulmin në Ibër Lepenc

The Geopost December 9, 2025 2 min read
Share the news

Prokuroria ka bërë publike detaje të plota mbi veprimtarinë e dyshuar terroriste dhe spiunazhin e Jovan Viçentijeviqit, i cili është arrestuar më 1 dhjetor 2024.

Sipas aktakuzës, ai dyshohet për përfshirje në vendosjen e një sasie të madhe eksplozivi në infrastrukturën kritike të ujësjellësit dhe energjisë në Veri të vendit, si dhe për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë.

Sipas Prokurorisë, më 29 nëntor 2024, rreth orës 18:50, në fshatin Varaç të Zubin Potokut, të pandehurit, së bashku me persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshjeje paraprake, kanë vendosur një sasi të konsiderueshme eksplozivi ushtarak në kanalin e NH “Ibër Lepenc”, infrastrukturë që furnizon me ujë të pijshëm qytetarët e Kosovës dhe KEK-un për prodhim të energjisë elektrike.

Sipas dokumentit, personat e përfshirë kishin për qëllim frikësimin serioz të popullsisë, si dhe rrezikimin e rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Prokuroria sqaron se rreth 20 kilogramë eksploziv TNT janë futur në brendësi të kanalit përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni, të pozicionuar në mënyrë që të shkaktonte dëmtim serioz të infrastrukturës kritike.

Eksplozivi u aktivizua përmes një filli zjarr-përçues me ndezje të ngadalshme, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që dëmtoi rëndë strukturën e betonit të kanalit.

Pasojat ishin të konsiderueshme:

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarë të disa komunave në veri dhe qendër të Kosovës;

Pengimi i furnizimit me ujë për KEK-un;

Rrezikim i prodhimit të energjisë elektrike në nivel vendi;

Dëme materiale prej 376,774.70 euro.

Prokuroria thekson se me këto veprime është krijuar rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e popullsisë, si dhe për infrastrukturën kritike të shtetit.

Në pjesën e dytë të aktakuzës, Prokuroria zbulon se i pandehuri Jovan Viçentijeviq dyshohet se për një kohë të pacaktuar e deri në arrestimin e tij më 1 dhjetor 2024, ka vepruar si i rekrutuar në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, me gradën Kolonel.

Ai dyshohet të ketë mbledhur, informacione të klasifikuara, dokumente të ndjeshme si dhe ateriale për t’ua transmetuar zyrtarëve të inteligjencës serbe gjatë vizitave në Serbi.

Sipas dosjes, një nga dokumentet e siguruara prej tij është edhe një dokument i klasifikuar si konfidencial me 66 faqe i përpiluar nga KFOR-i./TheGeopost.

Tags: Dosja e Prokurorisë Prokuroria Speciale Sulmi në Iber - Lepenc

Continue Reading

Previous: Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tre personave për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Next: RT Balkan me raportim tendencioz dhe të pavërtetë për të aktakuzuarit e shpërthimit në Ibër-Lepenc

“Bordit të Paqes” – Kosova, nga përjetimi i luftës në ndërtues të paqes globale 3 min read
  • Ballkan
  • Ballkan

“Bordit të Paqes” – Kosova, nga përjetimi i luftës në ndërtues të paqes globale

The Geopost January 23, 2026
Janjiq: BIA dhe Vuçiq të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve amerikane të 2020-ës 4 min read
  • Ballkan
  • Ballkan

Janjiq: BIA dhe Vuçiq të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve amerikane të 2020-ës

The Geopost January 23, 2026
Polonia prezanton sistemin më të madh anti-dron në Evropë, pjesë e përgatitjeve kundër kërcënimeve ruse 5 min read
  • Lajme

Polonia prezanton sistemin më të madh anti-dron në Evropë, pjesë e përgatitjeve kundër kërcënimeve ruse

The Geopost January 22, 2026
Vatanka: Irani i Khameneit është një ‘anije që po fundoset’ 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Vatanka: Irani i Khameneit është një ‘anije që po fundoset’

The Geopost January 20, 2026
Profilet e rreme në aksion të organizuar në Serbi, sulmojnë zërat që kritikojnë regjimin e Vuçiqit – Mbyllen instagramet e disa mediave të lira 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Profilet e rreme në aksion të organizuar në Serbi, sulmojnë zërat që kritikojnë regjimin e Vuçiqit – Mbyllen instagramet e disa mediave të lira

The Geopost January 20, 2026
“Rënia e flamurit”: Kupyansk, beteja që rrëzon narrativën e Kremlinit 5 min read
  • Botë
  • Lajme

“Rënia e flamurit”: Kupyansk, beteja që rrëzon narrativën e Kremlinit

The Geopost January 20, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.