Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Arrestimi i Maduros dhe lidhjet e ngushta me Serbinë dhe Vuçiqin

The Geopost January 4, 2026 2 min read
Share the news

Arrestimi i presidentit autoritar të Venezuelës, Nicolás Maduro, nga Shtetet e Bashkuara ka rikthyer në vëmendje marrëdhëniet e ngushta politike dhe diplomatike që ai kishte ndërtuar ndër vite me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq.

Në vitet e fundit, Maduro ka riafirmuar vazhdimisht aleancën strategjike dhe miqësinë me Serbinë, duke theksuar mbështetjen e Venezuelës për integritetin territorial të Serbisë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se kjo mbështetje është shfrytëzuar nga Beogradi edhe për sulme diplomatike kundër Kosovës.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u konfirmuan edhe përmes disa bisedave telefonike mes Vuçiqit dhe Maduros, gjatë të cilave u diskutua thellimi i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe ndërkombëtar, si dhe planet për një vizitë zyrtare të Maduros në Beograd.

Një nga pikat e theksuara ishte edhe konfirmimi i pjesëmarrjes së Venezuelës në EXPO 2027 në Beograd, si hap për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Presidenti serb e ka quajtur Maduron “një mik të madh të Serbisë”, duke deklaruar publikisht se bisedat mes tyre ishin “të mira dhe kuptimplota”, me fokus ruajtjen e multilateralizmit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Vuçiq e  kishte falënderuar Maduron edhe për qëndrimin e Venezuelës kundër njohjes së Kosovës, duke e cilësuar atë si mbështetje parimore dhe të vazhdueshme për Serbinë.

Ndërkohë, situata në Venezuelë ka marrë një kthesë dramatike.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta “qeverisin” Venezuelën për një periudhë të pacaktuar, pas kapjes së Maduros dhe bashkëshortes së tij gjatë një operacioni ushtarak në Karakas.

Trump tha se synimi është ndryshimi i regjimit dhe rindërtimi i infrastrukturës së naftës, duke theksuar se kompanitë amerikane do të investojnë miliarda dollarë në sektorin energjetik të vendit.

Sipas Trumpit, Maduro dhe bashkëshortja e tij po dërgohen në Nju Jork, ku do të përballen me akuza për trafik droge, armësh dhe terrorizëm.

Ai nuk përjashtoi as mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Venezuelë, duke deklaruar se SHBA-të “nuk kanë frikë të vendosin ushtarë në terren”./TheGeoPost.

Tags: Aleksandar Vuçiq Nicolás Maduro Serbia Venezuela

Continue Reading

Previous: Gjykimi i krimeve të luftës në Kosovë më 2025: Tetë aktgjykime dënuese, një lirues dhe dhjetëra raste aktive
Next: Aleanca që kushton shtrenjtë: Çmimi politik dhe ekonomik i afërsisë së Serbisë me Rusinë

“Bordit të Paqes” – Kosova, nga përjetimi i luftës në ndërtues të paqes globale 3 min read
  • Ballkan
  • Ballkan

“Bordit të Paqes” – Kosova, nga përjetimi i luftës në ndërtues të paqes globale

The Geopost January 23, 2026
Janjiq: BIA dhe Vuçiq të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve amerikane të 2020-ës 4 min read
  • Ballkan
  • Ballkan

Janjiq: BIA dhe Vuçiq të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve amerikane të 2020-ës

The Geopost January 23, 2026
“Mbyllni mediat, censuroni rrjetet sociale dhe futni errësirën totale”, ja si duket përgatitja e Vuçiqit për zgjedhjet 6 min read
  • Ballkan

“Mbyllni mediat, censuroni rrjetet sociale dhe futni errësirën totale”, ja si duket përgatitja e Vuçiqit për zgjedhjet

The Geopost January 20, 2026
Përdorimi i topit zanor në protestë: Komisioni Evropian kërkon hetim të shpejt dhe transparent nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Përdorimi i topit zanor në protestë: Komisioni Evropian kërkon hetim të shpejt dhe transparent nga Serbia

The Geopost January 18, 2026
Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës 2 min read
  • Ballkan

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së Burgut të Prishtinës

The Geopost January 16, 2026
Telegrami shpërndan propagandën ekstremiste ruse deri në Serbi 8 min read
  • Ballkan

Telegrami shpërndan propagandën ekstremiste ruse deri në Serbi

The Geopost January 16, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.