Përkundër që ushtarët rus dukeshin si ari gjigant, ata para ushtrisë ukrainase siç duket nuk janë asgjë më shumë se sa disa “minj të lagur”.
Ata po i lënë pozicionet dhe mjetet ushtarake, po dorëzohen bashkë me pajisjet teknologjike para ushtrisë ukrainase. Në pamundësi për t’u përballur me ushtarët ukrainas, rusët po i godasin me raketa civilët e pafajshëm në Ukrainë.
Biljana Sharimanjan-Obradoviq nga Qendra për Analiza Strategjike në Beograd thotë se përkundër që Rusia dukej e madhe dhe e fortë, ndërsa ushtria e Ukrainës e dobët, në terren po del të jetë e kundërta.
“Ishin përhapur fjalët se Ushtria e Ukrainës nuk ka asgjë, është e dobët, do t’i vrisnin ushtarët, ndërsa kinse Ushtria e Rusisë është e fuqishme e të ngjashme, e që sipas shembujve të mi nuk është ashtu”, thotë Sharimanjan Obradoviq.
Ushtria ukrainase kohëve të fundit ka treguar se sa është e aftë të mbrohet e po ashtu edhe të sulmon.
“E kemi parë se si droni ukrainas apo fluturakja pa pilot, futet në territorin e Moskës dhe mbërrin deri te Aeroporti ushtarak ‘Eagle’. Këtu shihet se sa është e aftë që Ushtria ukrainase të mbrohet dhe sulmon. Nga viti 2014 ushtarët ukrainas nuk kanë ndenjur duar kryq duke pritur, ata janë trajnuar dhe tash pritet të marrin edhe aeroplanët F-16”, shton ajo.
Sipas Sharimanjan-Obradoviq, ushtria ukrainase nuk ka tanke bashkëkohore, por Rusinë po e lufton me tanke të tyre.
“Dhe a e dini me çka mbrohen? Ata mbrohen me tanke të ushtrisë ruse, që ushtria ruse i kishte lënë duke ikur apo kishin mbetur pa derivate. Ato tanke përdoren kundër tyre”, thekson Sharimanjan-Obradoviq.
Ajo bënë me dije se ushtria ruse nuk po ka forcë të ballafaqohet me ushtrinë e Ukrainës, ndërsa po i bombardon civilët.
“Nuk është e ndershme që në pamundësi që ushtrinë ukrainase ta tërheqin në zonë të luftës, të sulmoni civilët me raketa. Kjo çka po bënë Rusia është perfide dhe e vrazhdë. Shpresoj që raketat ruse të ndalen në drejtim të civilëve të pafajshëm”, përfundon ajo. /The Geopost/