Shtetet e Ballkanit, sikur edhe ato baltike, kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë në qendër të ambicieve imperialiste ruse ka thënë për The Geopost Vladimir Sazonov, hulumtues-profesor në Akademinë Ushtarake të Estonisë dhe profesor i asociuar në Universitetin e Tartu (studime të Lindjes së Mesme)
Ai ndër të tjera ka tërhjekur vëmnendjen se politikanë të caktuar të shteteve Baltike mbajnë ende lidhje me Rusinë dhe ky është një ndër elementet e dëmshme te ndikimit rus në ato shtete, ndaj apelon që në ketë aspekt të kihet kujdes edhe në Ballkan.
Porosia e tij për luftën ndaj ndikimit rus është qëndrimi dhe lidhja e fortë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.
Në vazhdim mund të lexoni intervistën e plotë me z. Sazonov:
Sa është efektiv ndikimi politik rus në shtetet baltike?
Është shumë e vështirë të matet efektiviteti, sigurisht që ne kemi njëfarë ndikimi, ndoshta nja 20 apo 30 vjet më parë ishte më efektiv, por mendoj se nuk është shumë efektiv dhe sidomos pas vitit 2022 kur Rusia pushtoi Ukrainën, megjithatë kemi disa politikanë, grupe neo-politike që kanë lidhje me Rusinë apo edhe që ndajnë pikëpamje pro-Kremlinit, por për fat, kjo nuk është e zakonshme.
Dhe sigurisht, ne flasim për ndikim politik dhe operacione të ndikimit rus, qëllimi i sotëm është ndërhyrja në hapësirën e informacionit të Estonisë dhe të shteteve baltike, Bashkimin Evropian dhe gjithashtu ata përpiqen të kenë ndikim jo vetëm në Estoni, por edhe në të gjithë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara për të na shkaktuar dëme. Dhe sigurisht nëse flasim për këtë, mund të shohim se Rusia po përpiqet të përdorë ide pro-ruse ose forca pro-ruse.
Për shembull, nëse dini për krizën e monumenteve prej bronzi që ndodhën 15 vjet më parë në prill 2007, të cilat u shkaktuan nga Rusia dhe forcat pro-ruse të Kremlinit, kështu që ne e pamë se si kryen trazirat huliganët ose njerëzit vendas që flasin rusisht që janë idiotë të dobishëm, dhe gjithashtu njerëz që janë provokatorë dhe huliganë që na dërguan nga Rusia në Talin, kryeqyteti ynë, u përpoqën të disertonin situatën, pati sulme armiqësore nga Estonia, kundër strukturave qeveritare të Estonisë dhe operacioneve informative.
Fatmirësisht nuk patën sukses, sigurisht që ne jetojmë në kufi, kemi kufi me Rusinë, kemi një përqindje ruse, jo homogjenë dhe nëse flasim për ta, atëherë duhet përmendur se Sigurisht mes tyre ka njerëz që janë besnikë ndaj Estonisë, që ndajnë vlerat evropiane, por ka njerëz që po ashtu jetojnë në diskursin mediatik pro-rus, pro-Kremlinit, dhe kjo sigurisht që mund të jetë një problem.
30 vitet e fundit Estonia u bë e pavarur, por në mënyrë shumë agresive filloi me ardhjen e Putinit në pushtet, veçanërisht pasi Rusia aneksoi Krimenë dhe krijoi të ashtuquajturat republika të mbështetura nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës. Pra, para vitit 2022, kur Rusia filloi një luftë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, Estonia ishte tashmë objektiv i luftës publike ruse. Pra, disa mjete, si një luftë informative e fuqisë së butë, sulme kibernetike, spiunazh dhe Estonia si anëtare e NATO-s dhe BE-së, gjithashtu u rendit nga Rusia si vend jomik.
Rusia po përdor në mënyrë aktive konceptin e botës ruse dhe politikën e bashkatdhetarëve për të ndikuar në të gjithë hapësirën post-sovjetike midis Estonisë. Epo ne kemi një komunitet të madh rus dhe nuk duhet të harrojmë presionin ekonomik, sigurisht që Estonia me dekada u bë gjithnjë e më pak e varur nga Rusia, por gjithsesi ne varemi nga gazi dhe nafta ruse.
Pra, siguria e brendshme e Estonisë përballet në thelb me cenueshmërinë komplekse serioze të koordinuar të sinkronizuar nga federata ruse, dhe dje, e përmendëm që Rusia organizoi, sigurisht është Rusia ajo që mund ta bëjë këtë, kështu që të mërkurën (17-Gusht-2022) Estonia u përball me sulmet më të gjera kibernetike që nga viti 2007, dhe ky ishte një problem, sepse pas heqjes së monumenteve sovjetike, ne tani kemi çështjen me monumentet sovjetike, dhe shumë vende të Evropës Lindore, si Estonia, Letonia e të tjera kanë vendosur që tani t’i heqin këto monumente nga periudha sovjetike nga hapësirat e hapura, le të themi të kalojmë në muze, duke përfshirë tankun sovjetik T-34 që ishte një simbol për të gjithë estonezët një simbol i pushtimit, me tanke të tilla në 1944 Rusia erdhi në Estoni dhe siç thotë propaganda zyrtare, ata çliruan Estoninë dhe Evropën Lindore nga nazistët, por nuk u liruan. Regjimi i vjetër nazist, regjimi totalitar fashist shtypës nazist u ndryshua në një regjim tjetër totalitar shtypës sovjetik, dhe Rusia përdori monumente të tilla si propagandë. Dhe shumë rusë vijnë në këto tanke, dhe këto tanke apo monumente sovjetike u bënë objekt kulti, objekte ku ata festojnë, këtë 9 majin dhe gjëra të tjera sovjetike. Dhe ky tank tani u zhvendos nga qyteti kufitar, i cili është në kufirin rus Narva në një muze lufte në Talin, por pas kësaj vendi ynë u përball me një sulm kibernetik shumë të shtrenjtë, ndoshta nga Rusia, sigurisht mendoj se është nga Rusia. E shihni, ne gjithmonë kemi probleme me Rusinë, dhe kjo është me të vërtetë një çështje.
Mund të shtoj për lidhjet politike, le të themi se shërbimi i sigurisë së brendshme estoneze gjithashtu zbuloi dhe publikonte çdo vit këtë raport vjetor kur përmendin disa politikanë që kanë lidhje me Rusinë, për shembull, ish-udhëheqësi i Partisë së Qendrës Estoneze, Edgar Savisaar kishte një lloj lidhje, lidhje aktive me Rusinë dhe në Partinë e Qendrës madje kanë marrëveshje me Partinë Ruse, Rusinë e Bashkuar, natyrisht, jo të gjithë njerëzit në Partinë e Qendrës janë pro rusë, por disa prej tyre kishin lidhje, dhe në vitin 2010, shërbimi i sigurisë së brendshme estoneze zbuloi dhe publikoi një rast kur Edgar Savisaar nw atw kohw ishte lider i Partisë së Qendrës, kërkonte mbështetje financiare për partinë e saj nga qeveria ruse.
Mesazhi juaj për shtetet e Ballkanit në mënyrë që ata të mos bëhen Ukraina e ardhshme?
Po, sigurisht është shumë e vështirë, ju duhet ta kërkoni këtë problem kompleks, vendi juaj siç e di unë ka probleme dhe tensione me Serbinë, dhe Rusia gjithmonë përpiqet ta shfrytëzojë këtë rast ose të krijojë raste të reja. Ata e përdorin këtë “Kosofobia” dhe presionin e diskriminimit, që është totalisht një gënjeshtër dhe narrativë armiqësore. Ata përdorin gjithashtu lëvizje anti-evropiane, anti-BE, anti-NATO. Përpiqen të krijojnë, mbështesin dhe financojnë ato. Por ajo që është shumë e rëndësishme të thuhet, ne të gjithë duhet, ashtu si edhe shtetet ballkanike duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Ballkanasit ishin gjithmonë në fokusin e ambicieve imperialiste ruse, siç janë edhe shtetet baltike.
Shtetet e Ballkanit kanë një pozicion strategjik shumë të rëndësishëm në Evropë. Është një vend shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme të parandalohen trajtime të tilla hibride dhe duhet të vlerësohen rreziqet e mundshme të sigurisë, dhe jo vetëm nga Rusia dhe forcat pro-ruse, të cilat janë kritike, duke punuar në përmirësimin e mendimit kritik, veçanërisht në luftën e informacionit. Kundërvënia kundër dezinformatave ruse është shumë e rëndësishme, por edhe kundërshtimi i spiunazhit rus dhe rrjeteve ruse që po krijojnë rusët, për të qëndruar kundër informacionit të lajmeve të rreme, për të dhënë masa më të sigurta ekonomike, për të mos qenë i varur nga oligarkët rusë, në ekonominë ruse. Energjia, nëse varet nga Rusia, duhet të minimizohet, sepse është edhe shumë e rrezikshme. Rusia shpesh mund të përpiqet dhe po përpiqet të ndikojë në politikë, ata nuk dëshirojnë lëvizje populiste.
Sigurisht që ata jo vetëm që ndikojnë në të djathtën ose të majtën ekstreme, por ata përpiqen të ndikojnë edhe në lëvizjet liberale, sigurisht që është më e vështirë të ndikohet tek njerëzit liberalë, por Rusia po përpiqet të korruptojë, të blejë politikanë, ndaj nuk duhet t’u besojmë burimeve zyrtare ruse poashtu as atyre jozyrtare.
Por sigurisht që është shumë më i rëndësishëm bashkëpunimi me BE-në dhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.
SHBA-ja është një lojtar shumë i rëndësishëm, lojtar global dhe vetëm së bashku, dua të them Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe sa më shumë pro perëndimit. Dhe në atë rast, nëse jemi të bashkuar, së bashku jemi më të fortë, por ajo që po bën Rusia është të ndajë shoqëritë. Ideali i tyre, lufta ruse është, të rinjtë janë kundër të moshuarve, njerëzit e një religjioni janë kundër një religjioni tjetër, një pjesë e pakicave është kundër tjetrës etj. Ata duan të kenë tensione dhe luftëra dhe konflikte brenda të gjitha shoqërive, nëse një nënkulturë është kundër një nënkulture tjetër, nëse ka urrejtje, nëse ka frikë nëse ka shumë ksenofobi, këtë dëshiron Rusia, sepse po prodhon kaos dhe Rusia përpiqet ta menaxhojë këtë kaos dhe kjo e bën regjimin e Putinit më të fortë. /The Geopost