Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Intervista

Anëtarësimi i Finlandës në NATO, ambasadori Nissinen për The Geopost: Jemi të përkushtuar për stabilitetin e Ballkanit, vazhdojmë me mbështetjen e palëkundur për Kosovën

The Geopost April 5, 2023 4 min read
Share the news

Finlanda do të jetë e përkushtuar për oftuar siguri dhe stabilitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar ambasadori i këtij vendi në Kosovë, Matti Nissinen.

Në ditën kur Finlanda u bë anëtarja e 31-të e Aleancës Veri-Atlantike (NATO), ambasadori Nissen në një intervistë për The Geopost garantoi se ky vend do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën.

“Finlanda ka qenë e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin këtu në Ballkan për shumë e shumë vite dhe ne patjetër do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Nissien.

“Që nga koha e presidentit Martti Ahtisaari ne kemi qenë plotësisht të përkushtuar në promovimin e së ardhmes së Kosovës në organizatat evropiane dhe euroatlantike dhe patjetër do të vazhdojmë ta japim atë mbështetje të palëkundur për Kosovën edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

Ambasadori Nissien u shpreh se antarësimi i Finlandës në NATO është historike.

“Ne kemi qenë shumë afër NATO-s tashmë më herët me stërvitje në aktivitete të ndryshme të përbashkëta me NATO-n, gjithashtu në të njëjtën kohë shumë gjëra mbeten të njëjta me Finlandën, por prapë se prapë kjo është një ditë e rëndësishme historike për ne”, u shpreh ambasadori finlandez.

Në mesazhin dërguar popullit të Kosovës, ambasadori i Finlandës në Prishtinë potencoi se mbështetja për vendin tonë do të vazhdoj në politikën finlandeze.

Liderët tanë politikë kanë theksuar vazhdimisht dhe publikisht se Finlanda mbështet anëtarësimet e ndryshme ndërkombëtare të Kosovës në organizata, qoftë në Këshillin e Evropës apo Bashkimin Evropian apo përfundimisht edhe anëtarësimin në NATO dhe politikanët tanë e kanë thënë këtë publikisht dhe jam i lumtur ta përsëris këtu me ju sot, dhe kjo është diçka që do të vazhdojë patjetër në politikën finlandeze.

Në këtë intervistë, ambasadori Nissien ka folur edhe për atë se çfarë ofron Finlanda në aspektin e sigurisë në NATO.

Intervista e plotë

The Geopost: Zotëri ambasador, urime për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Çfarë do të ndryshojë për Finlandën dhe për NATO-n sot pas anëtarësimit zyrtar në këtë aleancë?

Faleminderit para së gjithash për urimet, është vërtet një ditë historike për Finlandën dhe do të thoja që edhe për arkitekturën e sigurisë evropiane kjo është ditë shumë e rëndësishme.

Teksa flasim, Finlanda bëhet shteti i 31-të anëtar i NATO-s, kështu që është një ditë shumë e madhe për ne finlandezët dhe me këtë anëtarësim Finlanda bëhet anëtare e plotë e NATO-s që natyrisht nënkupton edhe Nenin 5 të garancisë kolektive të mbrojtjes për Finlandën.

Kjo është diçka që patjetër do të ndryshojë për Finlandën, por në të njëjtën kohë ne kemi qenë shumë afër NATO-s tashmë më herët me stërvitje në aktivitete të ndryshme të përbashkëta me NATO-n, gjithashtu në të njëjtën kohë shumë gjëra mbeten të njëjta me Finlandën, por prapë se prapë kjo është një ditë e rëndësishme historike për ne.

The Geopost: Ne lexuam deklaratat e disa zyrtarëve rusë se nuk janë të lumtur për anëtarësimin e vendit të juaj në NATO, a përbën kjo ndonjë kërcënim për Finlandën tani?

Së pari, ne nuk konsiderojmë se ka ndonjë kërcënim ushtarak ndaj Finlandës, politika dhe veprimet tona janë të tilla që synojmë të rrisim stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë dhe më gjerë, kështu që kjo është pika e fillimit për politikën e Finlandës.

Ne e konsiderojmë veten si një ofrues sigurie, jo një konsumues, kështu që ky është një element shumë i rëndësishëm i politikës finlandeze dhe nuk do të ndryshojë as me anëtarësimin në NATO, në të njëjtën kohë sigurisht që për shumë e shumë vite jemi kujdesur për mbrojtjen tonë kombëtare dhe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë forcat tona mbrojtëse edhe në të ardhmen.

The Geopost: Tani si anëtare e NATO-s, çfarë mund të bëjë Finlanda më shumë për shtetet e Ballkanit dhe veçanërisht Kosovën?

Finlanda ka qenë e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin këtu në Ballkan për shumë e shumë vite dhe ne patjetër do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Që nga koha e presidentit Martti Ahtisaari ne kemi qenë plotësisht të përkushtuar në promovimin e së ardhmes së Kosovës në organizatat evropiane dhe euroatlantike dhe patjetër do të vazhdojmë ta japim atë mbështetje të palëkundur për Kosovën edhe në të ardhmen.

Ne kemi qenë mjaft aktivisht prezent për shumë vite këtu në vend, qoftë në trupat e KFOR-it apo misionet e BE-së, kjo është diçka që ne ende jemi të përkushtuar ta promovojmë.

The Gepost: Mesazhi i juaj për popullin e Kosovës?

Liderët tanë politikë kanë theksuar vazhdimisht dhe publikisht se Finlanda mbështet anëtarësimet e ndryshme ndërkombëtare të Kosovës në organizata, qoftë në Këshillin e Evropës apo Bashkimin Evropian apo përfundimisht edhe anëtarësimin në NATO dhe politikanët tanë e kanë thënë këtë publikisht dhe jam i lumtur ta përsëris këtu me ju sot, dhe kjo është diçka që do të vazhdojë patjetër në politikën finlandeze. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Kulchevich: 20 për qind e lajmeve në mediet e huaja për Ukrainën përdorin burime dhe medie të kontrolluara nga Kremlini
Next: Jovanoviq: Beogradi të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ kërkon ta zhvillojë sipas modelit rus, prania e Moskës në Mal të Zi sjell shkatërrimin e identitetit euroatlantik

Bursaç për Geopost: Vuçiq nuk do t’i kthejë kurrë shpinën Putinit – Ballkani rrezikon të mbetet peng i botës ruso-serbe 11 min read
  • Intervista

Bursaç për Geopost: Vuçiq nuk do t’i kthejë kurrë shpinën Putinit – Ballkani rrezikon të mbetet peng i botës ruso-serbe

The Geopost December 15, 2025
“Ballkani, peng i narrativave të vjetra historike”, historiani gjerman: Kosova shembull i transformimit të shpejtë 9 min read
  • Intervista

“Ballkani, peng i narrativave të vjetra historike”, historiani gjerman: Kosova shembull i transformimit të shpejtë

The Geopost November 23, 2025
Danchenkova: Ukraina po lufton dy fronte – sulmet ruse dhe luftën e dezinformimit 5 min read
  • Intervista

Danchenkova: Ukraina po lufton dy fronte – sulmet ruse dhe luftën e dezinformimit

The Geopost November 16, 2025
Gazetarja polake: Rusia shfrytëzon ndasitë e brendshme për të përhapur dezinformimin 4 min read
  • Intervista

Gazetarja polake: Rusia shfrytëzon ndasitë e brendshme për të përhapur dezinformimin

The Geopost November 9, 2025
Kalenský apelon për kujdes: Inteligjenca Artificiale po bëhet mjeti kryesor i fushatave ruse të dezinformimit 4 min read
  • Intervista

Kalenský apelon për kujdes: Inteligjenca Artificiale po bëhet mjeti kryesor i fushatave ruse të dezinformimit

The Geopost November 2, 2025
Eksperti spanjoll: Rusia po shfrytëzon dezinformimin për të ndikuar në demokracitë perëndimore 4 min read
  • Intervista

Eksperti spanjoll: Rusia po shfrytëzon dezinformimin për të ndikuar në demokracitë perëndimore

The Geopost October 26, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.