Share the news

IMPRESUM

Gynen Venhari

Gynen Venhari është drejtues mediatik dhe gazetar me përvojë me mbi një dekadë përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë dhe menaxhimin e medias. Aktualisht duke shërbyer si CEO dhe Redaktor i The Geopost, një platformë e spikatur e lajmeve gjeopolitike, Gynen drejton krijimin e përmbajtjes strategjike dhe kërkimin mbi çështjet e sigurisë globale, duke përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkan.

Xhelal Neziri

Xhelal Neziri është gazetar investigativ me përvojë, analist dhe trajner. Ai ka diplomë Master në Shkencat e Komunikimit dhe tezën e tij e ka shkruar mbi praninë e gazetarisë investigative në mediat e shkruara në Maqedoninë e Veriut. Që nga viti 2018, Xhelali është kandidat për doktoraturë në Shkenca Politike në programin “Demokracia në epokën e globalizimit”.

Ai filloi të punojë si gazetar në vitin 2000 në një gazetë ditore dhe më pas ka punuar për disa media vendase, rajonale dhe ndërkombëtare. Në vitet 2006 dhe 2007, Xhelali koordinoi, redaktoi dhe ishte bashkautor i dy storieve investigative ndërkufitare, të cilat fituan çmime për storiet më të mira investigative.

Që nga viti 2008, ai ka përfaqësuar projektin danez SCOOP në Maqedoninë e Veriut dhe ka koordinuar storie investigative kombëtare dhe transnacionale. Në vitin 2011, Neziri ishte një nga bashkëthemeluesit e Qendrës së parë për Gazetari Investigative në Maqedoninë e Veriut (SCOOP) dhe Presidenti i parë i saj. Ai e ushtroi këtë detyrë deri në maj të vitit 2019.

Që nga viti 2021, Xhelali është Redaktor ne web-portalin regjional TheGeopst, poashtu, është edhe president i Institutit BIRC, Redaktor Investigativ në SCOOP-Maqedoni dhe analist për disa media vendore dhe rajonale. Në nivel ndërkombëtar, ai është anëtar i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar në Journalismfund.eu, me qendër në Bruksel, si dhe anëtar i Rrjetit të Ekspertëve të Global Initiative.

Lyudmila Makei - Redaktore në gjuhën ukrainase

Liudmyla është gazetare e pavarur (Ukrainë), jeton dhe punon në Prishtinë për shkak të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia. Ajo është pjesëmarrëse në programin e mbrojtjes profesionale “Residence in Kosovo”.

Liudmyla bashkëpunon me Unionin Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, si dhe me botimet lithuaniatributubri.com (Lituani), opendemocracy.net (Britani e Madhe), genevasolutions.news (Zvicër), Dron Media (Ukrainë) dhe të tjera. Shkruan për luftën në Ukrainë dhe për ukrainasit e prekur nga lufta (analiza, artikuj, intervista, etj.).

Një temë e veçantë e punës së saj është përvoja e vendeve të Ballkanit dhe veçanërisht e Kosovës në rehabilitimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Tema të tjera përfshijnë: politikën gjinore dhe lidershipin e grave, kulturën dhe shoqërinë.

Hobi: piktura, arti Petrykivka, luajtja në piano dhe këndimi, udhëtimet.

Liudmyla iu bashkua ekipit të The Geopost në nëntor 2024.

Tetiana Kraselnykova – Gazetare, Ukrainase

Tetiana ka përfunduar studimet Master në gazetari në Universitetin Kombëtar të Dnipropetrovsk në vitin 2011.

Ajo ka punuar si korrespondente në Kremenchuk Gazeta dhe Slovo Pridnestrovya nga viti 2014 deri në 2018.

Në vitin 2020, fitoi çmimin në kategorinë “Botimi më i mirë në mediat e shtypura” në Konkursin Rajonal të Poltavës, si Gazetarja e Vitit.

Në vitin 2014, mori një çmim të veçantë nga Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës në konkursin gjithë-ukrainas të materialeve gazetareske “Është fitimprurëse të jesh i shëndetshëm!”.

Fituesja e Konkursit të 5-të Letrare me emrin Pavlo Naniev “Lira Bessarabe” (2013).

Fituesja e çmimit në Konkursin Ndërkombëtar të veprave krijuese me shkrim “Ukraina e ëndrrave të mia” (2011).

N.A

Kontrollimi i fakteve (Fact-checking) të dezinformatave në gjuhën ruse dhe serbe.

(Personit nuk i eshte publikuar emri per shkaqe sigurie)dhe