Automjeti i Policisë së Kosovës është goditur sot nga një veturë në lëvizje duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë në Bistricë të Leposaviqit. Në këtë situatë policia thotë se për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.
Policia njofton se sot në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës.
The @Kosovo_Police patrol in #Leposaviq were ❌️ attacked, the unknown people flee from the scene pic.twitter.com/zqHbejEyOh
— The Geopost (@theGeopost) January 23, 2023
Por, Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturë, “e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, njofton policia.
Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia njofton se hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë media të ndryshme serbe siç janë „Alo“ dhe „Informer“ kanë publikuar dezinformata duke përdorur tituj bombastik si: „ROSU qëllon me armë zjarri serbët në Kosovë“ dhe „Kurti vazhdon t’i terrorizojë serbët në Kosovë“/The Geopost/

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse