Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon Petkoviq: Gjatë qeverisjes së Kurtit u pushkatuan shtatë serbë

The Geopost October 30, 2024 2 min read
Share the news

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dezinformuar sërish se në Kosovë serbët po persekutohen dhe po “pushkatohen”. Gjithashtu, ai e bëri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti përgjegjës për ndërmarrje të “masave armiqësore”.

Çka deklaroi Petkoviq?

“I vetmi që po merr masa armiqësore dhe po bën lëvizje armiqësore është Albin Kurti me veprimet e tij të njëanshme, të dhunshme dhe akte e veprime të paligjshme në dëm të popullit serb, si dhe të gjithë paqes në Ballkanin Perëndimor… gjatë qeverisjes së Kurtit janë pushkatuar shtatë serbë, dhjetëra prej tyre janë arrestuar arbitrarisht dhe gati 20 për qind e serbëve janë arrestuar dhe dëbuar nga veriu” dhe tha se këto ishin “akte të qarta dhe të dokumentuara dhune, agresioni dhe armiqësie”. Qëllimi i tij i vetëm është dëbimi i serbëve nga vatrat e tyre shekullore.

Analiza:

Petkoviq ka dezinformuar haptas kur thotë se janë “pushkatuar shtatë serbë” ndërsa asnjë e dhënë e tillë nuk ekziston. Narrativa e tij për vrasje, arrestime të dhunshme e dëbime u krijua nga regjimi në Serbi në një tentativë për të sulmuar Qeverinë e Kosovës për shtrirje të ligjit në veri të vendit dhe luftim të kontrabandës nga persona që kishin mbështetje në Beograd.

Këtë narrativë e ndjek edhe Rusia e cila përhap propagandën serbe se në veri të Kosovës serbët persekutohen e dëbohen.
Nuk ka asnjë të dhënë po ashtu që Policia e Kosovës në veri të vendit ushtron dhunë ndaj serbëve lokalë.

Në Kosovë minoriteti serb është i mbrojtur në Kushtetutë dhe si pak minoritete në Evropë ka të garantuara 10 vende në Kuvendin e Kosovës dhe vota e tyre kërkohet për të kaluar ligjet vitale të vendit./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Dodik pretendon se nuk ka kampe ruse në RS – Ambasada amerikane shpreh brengën per destabilitet
Next: Gjuriq dhe ambasadori rus dezinformojnë për gjoja dhunë ndaj serbëve në Kosovë

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë

The Geopost April 17, 2025
Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi 2 min read
  • Fact Checking

Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi

The Geopost April 9, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.