Koreja e Jugut njoftoi të martën se kishte ngritur në ajër avionë luftarakë, pasi shtatë aeroplanë ushtarakë rusë dhe dy kinezë hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Koresë (KADIZ), pa paralajmërim.
Zona KADIZ, e cila u krijua gjatë Luftës Koreane pothuajse një shekull më parë, monitorohet nga ushtria e Koresë së Jugut për identifikimin e hershëm të kërcënimeve, megjithëse shtrihet përtej hapësirës së saj ajrore territoriale.
Sipas Shefave të Shtabit të Përbashkët (JCS), aeroplanët rusë dhe kinezë hynë në zonë rreth orës 10:00 sipas kohës lokale (03:00 sipas orës së Kievit), por nuk shkelën hapësirën ajrore sovrane të Koresë së Jugut.
Pasi u identifikuan, Forcat Ajrore koreane ngritën avionë luftarakë “në rast të emergjencave”, njoftoi JCS.
Sipas AFP-së, hyrje të tilla janë bërë të zakonshme që nga viti 2019, kur Rusia dhe Kina kanë zhvilluar disa ushtrime të përbashkëta ushtarake në afërsi të Koresë së Jugut.
Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se edhe incidenti i së martës ishte pjesë e një ushtrimi të tillë, duke shtuar: “Në faza të caktuara të rrugës, bombarduesit strategjikë ndiqeshin nga avionë luftarakë të huaj”.
Kina dhe Rusia janë të dyja aleate të Koresë së Veriut, rivalit historik të Koresë së Jugut.
Ndërkohë Seuli është rreshtuar hapur në mbështetje të Ukrainës, ndërsa Pheniani ka dërguar trupa për të luftuar në anën e Rusisë. Disa trupa të Koresë së Veriut të kapur në Ukrainë tashmë kërkojnë azil në Korenë e Jugut, një çështje delikate për autoritetet në Seul.
Një zyrtar i JCS tha për agjencinë Yonhap se aeroplanët rusë dhe kinezë hynë dhe dolën me intervale nga KADIZ për rreth një orë, përpara se të largoheshin plotësisht nga zona.
Edhe pse hapësira ajrore sovrane e Koresë së Jugut nuk u shkel, incidenti shihet si pjesë e një modeli më të gjerë provokimesh ajrore nga Rusia përgjatë krahut lindor të NATO-s në muajt e fundit./TheGeopost.

Marina franceze kap një cisternë nafte të sanksionuar në Mesdhe që lundronte nga Rusia
Polonia prezanton sistemin më të madh anti-dron në Evropë, pjesë e përgatitjeve kundër kërcënimeve ruse
Gjermania arreston tre persona për spiunazh dhe mbështetje të forcave pro-ruse
Marrëveshje për Ukrainën, takimi Trump – Zelensky në Davos
Si po zhvillon Rusia një fushatë të heshtur sabotimi në Evropë
Mbrojtja ajrore e Ukrainës shënon sukses të madh, rrëzon mbi 340 raketa dhe dronë rusë