
Katarína është një anëtare e lartë kërkimore e Qendrës për Demokraci dhe Qëndrueshmëri në Institutin e Politikave GLOBSEC, një institut ndërkombëtar i bazuar në Bratislavë. Që nga viti 2016 ajo ka udhëhequr kërkime mbi operacionet e informacionit dhe kërcënimet hibride, si dhe projektet e ndërtimit të kapaciteteve të fokusuara në qëndrueshmërinë shoqërore, dobësitë e administratës publike dhe komunikimin strategjik.
Në funksionet e saj të mëparshme, ajo ka punuar për Transparency International Sllovakia dhe Komisionin Evropian.Ka një MA në Shkenca Politike me Specializimin në Metodologjinë e Kërkimit dhe Analizën Sociale nga Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest, Hungari dhe një MA në Studime Evropiane nga Universiteti Comenius në Bratislavë.
/The Geopost