Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Analiza

Trekëndëshi i fuqisë SHBA–BE–Kinë, sfidat e Rusisë dhe roli i Evropës si stabilizues global

The Geopost August 20, 2025 4 min read
Share the news

Shkrim autorial i Dragan Shormaz për The Geopost

Fillimi i dekadës së tretë të shekullit XXI u shënua nga pandemia e koronavirusit, agresioni rus ndaj Ukrainës dhe pjekja e vetëdijes gjeopolitike në shtetet e Bashkimit Evropian mbi rolin e Evropës në shpërndarjen e ardhshme të fuqisë globale. Shfaqja e Donald Trump-it, edhe pse në pamje të parë e tronditi aleancën transatlantike, në të vërtetë e forcoi atë dhe e vendosi mbi themele të forta, duke i siguruar qëndrueshmëri afatgjatë.

Në këtë aleancë, e cila do të formësojë proceset kyçe gjeopolitike në dekadat e ardhshme, Bashkimit Evropian i ra roli i rojtarit të krahut lindor — hapësirës mbi të cilën Rusia synon të projektojë ndikimin e saj malijn. Për këtë arsye, NATO-ja, me mbështetjen e BE-së, mori vendimin që shtetet anëtare të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së dhe të forcojnë industrinë e tyre ushtarake! Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën përsipër detyrën e ruajtjes së ekuilibrit të forcave në rajonin Indo-Paqësor, krahun perëndimor të komunitetit transatlantik, duke konfirmuar kështu ndarjen e prioriteteve të sigurisë globale.

Analistët janë të njëzëri: marrëdhëniet SHBA–Kinë do të përcaktojnë dinamikën globale deri në fund të shekullit. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, SHBA në vitin 2024 kishin një PBB prej 27,9 trilionë dollarësh, Kina 17,8, ndërsa BE 16,6 trilionë. Sipas potencialit të saj demografik (BE 450 milionë, SHBA 350 milionë, Kinë 1,4 miliardë), ekonomik dhe teknologjik, Bashkimi Evropian ka perspektiva reale për të marrë rolin e lojtarit të tretë kyç. Rusia, pavarësisht narrativës këmbëngulëse propagandistike, mbetet një ekonomi në madhësinë e

Italisë (rreth 2,2 trilionë dollarë) me vetëm 140 milionë banorë.

Të dhënat aktuale për ekonominë kineze tregojnë se në korrik prodhimi industrial dhe shitjet me pakicë shënuan një ngadalësim të dukshëm: rritja e industrisë ishte 5,7 %, më e ulëta në tetë muaj, ndërsa shitjet me pakicë vetëm 3,7 % – më të dobëtat që nga dhjetori 2024. Kjo shkaktoi ngadalësimin më të madh të ekonomisë këtë vit. Investimet në pasuri të paluajtshme ranë edhe me 11 % gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025. Në korrik u shënua rënia e parë e kreditimit në 20 vitet e fundit – konsumatorët po marrin më pak hua, ndërsa shumica e kredive të reja po përdoren për shlyerjen e interesave ekzistuese. Tregu i produkteve luksoze të përdorura po lulëzon – rritje prej 35 % në vitin 2025, duke treguar ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve për shkak të pasigurisë ekonomike.

Sfidat kryesore dhe perspektivat për të ardhmen e Kinës janë:

3. Dobësimi i kërkesës së brendshme — konsumi i ulët dhe deflacioni vazhdojnë të ngufasin ekonominë.

5. Sektori i pasurive të paluajtshme në krizë — pengesa kryesore për rimëkëmbjen ekonomike.

7. Rreziqet gjeopolitike — konfliktet e reja tregtare (kërcënimi me tarifa) rrisin pasigurinë.

9. Presionet demografike — plakja e popullsisë e vështirëson rritjen e qëndrueshme.

Sa i përket Rusisë, situata aktuale ekonomike është e zymtë:

1. Rritja ekonomike dhe ngadalësimi

* Dobësimi i rritjes: Në tremujorin e dytë të vitit 2025, PBB-ja ruse ishte vetëm 1,1 %, një rënie e ndjeshme krahasuar me 4 % në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

* Dinamika negative tremujore: Në tremujorin e parë të vitit 2025, PBB-ja pësoi rënie prej 0,6 % krahasuar me tremujorin paraprak.

* Parashikimet: Banka Qendrore e Rusisë pret rritje prej 1–2 %, ndërsa FMN e ka ulur parashikimin në 0,9 % për vitin 2025.

2. Situata fiskale: Deficiti, rënia e rezervave

* Deficiti buxhetor në rritje: Deri në maj 2025, deficiti arriti në 3,4 trilionë rubla, gati 90 % e deficitit të planifikuar vjetor.

* Rënia e rezervave likuide: Fondi Kombëtar i Pasurisë (NWF) uli asetet likuide me 71 %, në rreth 2,8 trilionë rubla — më pak se deficiti i pritshëm.

* Struktura e shpenzimeve: Rreth 40 % e buxhetit shtetëror për vitin 2025 shkon për mbrojtje dhe siguri, duke tejkaluar së bashku shpenzimet për arsim, shëndetësi, politikë sociale dhe ekonomi.

3. Inflacioni, normat e interesit dhe pabarazitë sektoriale

* Rritje e fortë e inflacionit: Në fund të vitit 2024 inflacioni arriti në rreth 9,5 %, shumë mbi objektivin prej 5 %.

* Norma të larta reale interesi: Banka Qendrore e ngriti normën bazë në 21 % në tetor 2023, ndërsa në qershor 2025 e uli në 20 % për të lehtësuar financimin e mbrojtjes.

4. Sektori energjetik dhe sanksionet

* Rënie e të ardhurave nga nafta dhe gazi: Në pesë muajt e parë të vitit 2025 të ardhurat ranë me 14 %. Buxheti ishte parashikuar mbi një çmim prej 69,7 $/fuçi, por çmimi real mesatar ishte vetëm rreth 56 $.

* Riorientimi i eksporteve: Edhe pse dërgesat drejt Evropës janë zvogëluar, Rusia ka shtuar eksportin drejt Indisë dhe Kinës, duke zbutur pjesërisht efektin e sanksioneve.

Përfundim:

* Rusia ndodhet aktualisht në stagnim: rritja është ulur në rreth 1 %, deficitet po rriten, inflacioni është i lartë dhe politika monetare është e as./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Rusia i përgjigjet bisedimeve në Uashington me sulme masive me dronë dhe raketa në Ukrainë
Next: Mediat e mëdha botërore njëzëri për problemin më të madh të Serbisë: Ai quhet Aleksandar Vuçiq

Dijana Hrka shpjegon pse nuk do t’i përgjigjet ftesës së Vuçiqit 2 min read
  • Analiza

Dijana Hrka shpjegon pse nuk do t’i përgjigjet ftesës së Vuçiqit

The Geopost November 11, 2025
Serbia pas një viti protestash: Kriza politike, energjetike dhe gjeopolitike e regjimit Vuçiq 7 min read
  • Analiza

Serbia pas një viti protestash: Kriza politike, energjetike dhe gjeopolitike e regjimit Vuçiq

The Geopost November 11, 2025
Senati amerikan miraton projektligjin për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë dhe e dërgon atë në Dhomën e përfaqësuesve 3 min read
  • Analiza

Senati amerikan miraton projektligjin për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë dhe e dërgon atë në Dhomën e përfaqësuesve

The Geopost November 11, 2025
Zelenskyy kërkon sistemet amerikane Patriot kundër sulmeve ruse në rrjetin elektrik 3 min read
  • Analiza

Zelenskyy kërkon sistemet amerikane Patriot kundër sulmeve ruse në rrjetin elektrik

The Geopost November 11, 2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme gjatë natës ndaj objekteve energjetike 3 min read
  • Analiza

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme gjatë natës ndaj objekteve energjetike

The Geopost November 10, 2025
SHBA-të kritikojnë marrëveshjen Gunvor-Lukoil, duke e quajtur atë ‘kukulla të Kremlinit’ 4 min read
  • Analiza

SHBA-të kritikojnë marrëveshjen Gunvor-Lukoil, duke e quajtur atë ‘kukulla të Kremlinit’

The Geopost November 10, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.