Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Siguri

Ushtarët amerikanë të KFOR-it trajnohen për neutralizimin e dronëve në Kosovë

The Geopost December 13, 2025 1 min read
Share the news

Ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale Lindje të misionit KFOR kanë kryer trajnime të avancuara për të përmirësuar aftësinë e tyre për të zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar dronët, një kapacitet gjithnjë e më kritik në mjedisin e sotëm të sigurisë.

Sipas KFOR-it, sistemet e përdorura gjatë trajnimeve mund të ndërhyjnë në frekuencat e kontrollit të dronëve, duke i detyruar ato të kthehen tek operatori, dhe gjithashtu ndikojnë në sinjalet GPS/GNSS, duke i bërë dronët të qëndrojnë pezull, të ulen ose të rrëzohen.

“Ushtrimet forcojnë aftësitë teknike duke theksuar koordinimin, punën në grup dhe përshtatshmërinë në përgjigje ndaj kërcënimeve ajrore në zhvillim,” thuhet në njoftimin e misionit.

KFOR-i ka përdorur këto kapacitete edhe në skenarë operacionalë, duke rritur efektivitetin e misionit për adresimin e sfidave të reja të sigurisë.

“Misioni ynë vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme,” deklaron KFOR-i.

Ai punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) në përmbushjen e roleve të tyre përkatëse./TheGeopost.

Tags: Dronët KFOR Kosova NATO Ushtria amerikane

Continue Reading

Previous: Mafia pjesë e shtetit serb – nata kur Vuçiqi, Belivuku dhe Radoiçiqi shembën Savamalan për interesat e miliarderëve arab
Next: Parlamenti Evropian dërgon mision në Serbi, Ceci: Nuk i besojmë më Vuçiqit

Shefi i ushtrisë britanike lëshon paralajmërim të fortë për kërcënimin rus 3 min read
  • Botë
  • Siguri

Shefi i ushtrisë britanike lëshon paralajmërim të fortë për kërcënimin rus

The Geopost November 9, 2026
Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan 2 min read
  • Ballkan

Analisti gjerman: Pas Vuçiqit, Dodiku është partneri më i vlefshëm i Moskës në Ballkan

The Geopost November 9, 2026
“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

“Një milion njerëz do të dalin me arkivolin tim”, kolumnisti serb tallet me kërcënimet e Vuçiqit

The Geopost November 9, 2026
Bassuener: Perëndimi dështoi ta kushtëzojë Serbinë për Kosovën, Kushtetuta e Koshtunicës synonte delegjitimimin e pavarësisë 2 min read
  • Ballkan

Bassuener: Perëndimi dështoi ta kushtëzojë Serbinë për Kosovën, Kushtetuta e Koshtunicës synonte delegjitimimin e pavarësisë

The Geopost November 9, 2026
Hapet votimi për këshillat kombëtarë në Serbi, shqiptarët votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar 5 min read
  • Ballkan

Hapet votimi për këshillat kombëtarë në Serbi, shqiptarët votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

The Geopost November 8, 2026
Vuçiqi humbi zgjedhjet, tani arrestohen policët për dhunën ndaj protestuesve 2 min read
  • Ballkan

Vuçiqi humbi zgjedhjet, tani arrestohen policët për dhunën ndaj protestuesve

The Geopost November 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.