Gazetari Peter Žerjavič, përmes një shkrimi në rrjetin social X, ka shpërndarë një raport të revistës gjermane Der Spiegel, sipas të cilit një nga personat e dyshuar për një sulm të dështuar në Leipzig ka udhëtuar nga Gjermania drejt Serbisë.
Sipas informacioneve të publikuara, një tjetër i dyshuar ka fluturuar para kryerjes së veprës nga Stambolli në Gjermani dhe më pas ka udhëtuar drejt Serbisë.
Raporti, duke iu referuar gjetjeve të shërbimeve perëndimore të inteligjencës, pretendon se Serbia shërben si një pikë e rëndësishme për operacionet e sabotimit rus në Evropë, ku sipas këtyre informacioneve, shërbimet ruse të inteligjencës rekrutojnë dhe trajnojnë personel.
Hetuesit, sipas Der Spiegel, kanë identifikuar të paktën dy të dyshuar lidhur me rastin.
Njëri prej tyre dyshohet se ka kontakte me shërbimet ruse të inteligjencës dhe përmendet gjithashtu në lidhje me një akt të mëparshëm sabotazhi – një sulm zjarrvënës në një qendër tregtare në Łódź të Polonisë, në korrik të vitit 2024.
Në reagimin e tij, gazetari Žerjavič ka theksuar se Serbia, sipas gjetjeve të inteligjencës perëndimore, përdoret si qendër për rekrutimin dhe trajnimin e personave të përfshirë në operacione të sabotimit rus nëpër Evropë.
The GeoPost
Spiegel: eden od osumljencev za spodleteli napad v Leipzigu je iz Nemčije odletel v Srbijo, ki je po ugotovitvah zahodnih tajnih služb vozlišče za ruske sabotaže po Evropi. Tam da ruske tajne službe rekrutirajo in usposabljajo osebje. https://t.co/a57xkoodS1 pic.twitter.com/iuqPh1u4nZ
— Peter Žerjavič 🇪🇺 (@PeterZerjavicEU) September 3, 2026

Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi
A do të ketë zgjedhje të drejta në Serbi fundjavën e ardhshme?
“Njeriu i fortë i Putinit që kapet pas pushtetit”, “The Times”: Vuçiqi po lufton për të ruajtur kontrollin
Si po ndryshon peizazhi mediatik në Serbi: Ndikimi i Vuçiqit dhe lufta për kontrollin e mediave
Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
Kongresi amerikan kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me inteligjencën ruse dhe Qendrën në Nish